Mos e ruani pajisjen tuaj në vende shumë të nxehta ose shumë të ftohta. Rekomandohet ta përorni pajisjen në temperatura nga 5 °C në 35 °C

Pajisja juaj mund të pëlcasë nëse lihet brenda një automjeti të mbyllur, pasi temperatura e brendshme mund të arrijë deri në 80 °C.

Mos e ekspozoni pajisjen tuaj në dritën e diellit për periudha të zgjatura kohore (mbi kroskotin e një makine, për shembull).

Ruajeni baterinë në temperatura nga 0 °C deri në 45 °C.

Mos e mbani pajisjen bashkë me objekte metalike, si për shembull monedha, çelësa dhe varëse

Pajisja juaj mund të gërvishtet ose të keqfunksionojë.

Nëse terminalet e baterisë bien në kontakt me objekte metalike, kjo mund të shkaktojë zjarr.

Mos e ruani pajisjen pranë fushave magnetike

Pajisja juaj mund të pësojë avari ose bateria mund të shkarkohet nëse ekspozohet në fusha magnetike.

Kartat me shirita magnetikë, si kartat e kreditit, kartat e telefonit, librezat dhe lejet plastike të kalimit mund të dëmtohen nga fushat magnetike.

Mos përdorni kasa transportuese ose aksesorë me mbyllje magnetike apo mos lejoni që pajisja të bjerë në kontakt me fushat magntedike për periudha të gjata kohe.

Mos e ruani pajisjen tuaj pranë ose në ngrohës, mikrovalë, pajisje gatimi me nxehtësi ose enë me presion

Bateria mund të rrjedhë.Pajisja juaj mund të mbinxehet dhe të shkaktojë zjarr.Mos e rrëzoni pajisjen tuaj dhe as mos i shkaktoni asaj goditjeEkrani i pajisjes tuaj mund të dëmtohet.

Nëse përthyhet apo deformohet, pajisja mund të dëmtohet dhe pjesë të saj të pësojnë avari.

Mos përdorni pajisjen apo aplikacionet tuaja për pak kohë nëse pajisja është e tejnxehur

Ekspozimi i stërzgjatur i lëkurës suaj tek një pajisje e tejnxehur mund të shkaktojë simptoma djegieje në një temperaturë të ulët, siç janë pjesë të skuqura dhe pigmentim.

Shqip

17