Informacione sigurie

Këto informacione sigurie përmbajnë materiale për pajisje celulare. Disa materiale mund të mos aplikohen për pajisjen tuaj. Për të parandaluar dëmtime ndaj vetes tuaj ose të tjerëve apo të dëmtoni pajisjen, lexoni informacionet e sigurisë për pajisjen tuaj para se ta përdorni.

Paralajmërim! Parandaloni goditjen elektrike, zjarrin dhe shpërthiminMos përdorni kabllo elektrike ose spina dhe priza elektrike të liruara

Mos e prekni kabllin e korrentit me duar të lagura ose ta shkëputni karikuesin duke tërhequr kabllin

Mos e përthyeni dhe mos e dëmtoni kabllon elektrikeMos e përdorni pajisjen ndërsa po karikohet ose ta prekni atë me duar të lagura

Mos krijoni qark të shkurtër në karikues ose pajisje Mos e rrëzoni ose përplasni karikuesin apo pajisjen

Mos e karikoni baterinë me karikues që nuk është aprovuar nga prodhuesiMos e përdorni pajisjen tuaj gjatë një stuhiePajisja juaj mund të funksionojë keq dhe rreziku i goditjes elektrike rritet.

Mos përdorni bateri me jone litiume (Li-Ion), të cilat janë të dëmtuara ose me rrjedhje

Për hedhjen në mënyrë të sigurt të baterisë Li-Ion, kontaktoni me qendrën e shërbimit të autorizuar më të afërt.

Mbajeni dhe vendoseni pajisjen dhe karikuesin me kujdes

Përdorni karikues dhe bateri të aprovuar nga Samsung të projektuar posaçërisht për pajisjen tuaj. Bateritë e dhe karikuesit e papërshtatshëm mund të shkaktojnë lëndime serioze ose dëmtime në pajisjen tuaj.

Shqip

13