Hedhja e këtij produkti sipas rregullave(Hedhja e Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike)(E aplikueshme në shtetet me sisteme të veçanta grumbullimi)

Ky shënim mbi produkt, aksesor ose literaturë tregon që produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. karikuesi, kufja, kablli USB) nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera shtëpiake. Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të mjedisit ose të shëndetit të njerëzve nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi që t’i ndani këto sende nga llojet e tjera të mbeturinave

dhe t’i ricikloni ato me përgjegjësi për të nxitur ripërdorimin e vazhdueshëm të burimeve materiale.

Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë nga i cili e kanë blerë këtë produkt, ose zyrën e qeverisjes së tyre lokale, për të dhëna rreth vendit dhe mënyrës së dërgimit të këtyre sendeve për një riciklim që respekton mjedisin.

Përdoruesit e bizneseve duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të shqyrtojnë termat dhe kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë, kur të hidhen, nuk mund të përzihen me mbeturina të tjera komerciale.

Shqip

22