DRITA

Kjo ikonë do të ndizet kur të aktivizoni veçorinë “Lighting”. Në këtë rast, drita e shpërndarësit (poshtë ekranit) do të jetë vazhdimisht e ndezur. Nëse doni që drita e shpërndarësit të ndizet vetëm kur përdorni shpërndarësin, çaktivizojeni veçorinë "Lighting".

POWER COOL (FTOHJE ME FUQI)

Kjo ikonë do të ndizet kur të aktivizoni veçorinë “Power Cool”.

Për një ftohje të shpejtë në frigorifer, përdorni “Power Cool”.

Nëse zgjidhni “Power Cool”, temperatura e brendshme e frigoriferit do të ulet për rreth dy orë e gjysmë.

TREGUESI I FILTRIT

Kur drita e treguesit të fi ltrit bëhet e kuqe, është koha që të ndërroni fi ltrin. Zakonisht, kjo ndodh çdo 6 muaj.

Treguesi i fi ltrit do të bëhet blu kur e vendosni fi ltrin e ujit për herë të parë.

Treguesi i fi ltrit do të bëhet vjollcë kur ta keni përdorur fi ltrin për 5 muaj.

Treguesi i fi ltrit do të bëhet vjollcë kur ta keni përdorur fi ltrin për 6 muaj.

Pas heqjes së fi ltrit të vjetër të ujit dhe instalimit të

ltrit të ri (shihni faqen 19 për udhëzime rreth kryerjes së kësaj), rivendosni statusin e treguesit duke shtypur butonin Ice Off për rreth 3 sekonda.

AKULL ME KUBA , AKULL I SHTYPUR

Shijoni akull me kuba ose të shtypur duke zgjedhur preferencën tuaj nga paneli dixhital i kontrollit. Drita e llojit të akullit tregon llojin e akullit që zgjidhet.

UJË

Kjo ikonë do të ndizet kur të aktivizoni veçorinë “Water”.

ICE OFF (AKULLI I ÇAKTIVIZUAR)

Kjo ikonë do të ndizet kur të aktivizoni veçorinë “Ice Off”. Në këtë rast, akulli nuk do të prodhohet. Kur në panelin e ekranit pulson Ice Off, futeni përsëri kovën dhe/ose sigurohuni që është vendosur siç duhet.

14_ përdorimi

BUTONI I BLLOKIMIT PËR

FËMIJËT

Kjo ikonë do të ndizet kur aktivizoni funksionin e bllokimit për fëmijët duke shtypur butonin e bllokimit për fëmijët.

Shtypeni përsëri këtë buton për ta aktivizuar. Përdoreni këtë funksion për të parandaluar prekjen e temperaturës dhe të cilësimeve të fi ltrit nga fëmijët.

Anulimi i regjimit të ekspozimit

Në rast regjimi ekspozimi, duket sikur punon KUJDES por nuk prodhon ajër të freskët. Për ta anuluar

këtë regjim, shtypni njëkohësisht butonat Power Freeze dhe Freezer për 8 sekonda derisa të tingëllojë një "Ding-dong".

Regjimi i ekspozimit

KONTROLLI I TEMPERATURËS

Temperatura bazë e ngrirësit dhe frigoriferit

Temperatura bazë dhe e rekomanduar e ngrirësit dhe frigoriferit është -20ºC/3ºC.

Nëse temperatura e ngrirësit dhe e frigoriferit është shumë e lartë ose e ulët, rregullojeni temperaturën manualisht.

Kontrolli i temperaturës së ngrirësit

Temperatura e ngrirësit mund të vendoset ndërmjet -14°C dhe -25ºC për t'iu përshtatur nevojave tuaja të veçanta. Shtypni vazhdimisht butonin e ngrirësit derisa në ekranin e temperaturës, të tregohet temperatura e dëshiruar. Mbani parasysh se ushqimet si p.sh. akullorja mund të shkrijnë në -16ºC.