Samsung SM-G950FZSASEE, SM-G950FZVASEE Lidhja me një ekran të jashtëm, Përgjigjja e telefonatave

Models: SM-G950FZSASEE SM-G950FZKASEE SM-G950FZVASEE

1 230
Download 230 pages 23.58 Kb
Page 152
Image 152

Aplikacionet dhe veçoritë

Përgjigjja e telefonatave

Ndërsa përdorni Samsung DeX, mund t'i përgjigjeni telefonatave nga smartfoni në televizorin ose monitorin e lidhur. Zgjidhni opsionin e përgjigjes së telefonatës në televizorin ose monitorin e lidhur për t'iu përgjigjur një telefonate. Do të përdoret altoparlanti i smartfonit tuaj gjatë telefonatave.

Nëse nuk doni të përdorni altoparlantin, hiqeni smartfonin nga stacioni DeX. Mund të duhen disa sekonda që të shfaqet ekrani i telefonatës në smartfon.

Ndryshimi i metodës së ekranit

Në monitorin e lidhur ose në smartfonin tuaj, hapni aplikacionin Cilësimet dhe shtypni Lidhjet

Cilësime të tjera të lidhjes Regjimi HDMI Samsung DeX ose Screen Mirroring. Metoda e ekranit që zgjidhni të parën do të aplikohet për lidhjet më pas.

Mbyllja e lidhjes

Për ta shkëputur smartfonin tuaj nga monitori i lidhur, hiqeni smartfonin nga stacioni DeX.

Lidhja me një ekran të jashtëm

Mund ta lidhni smartfonin tuaj me një ekran të jashtëm, si për shembull një televizor ose monitor dhe të shikoni prezantimet ose filmat në ekranin e lidhur. Lidhni smartfonin tuaj me një ekran të jashtëm duke përdorur një kabëll HDMI dhe një adaptor HDMI (USB Type-C në HDMI). Mund të shikoni materialet e smartfonit tuaj në ekranin e lidhur.

Kabllot dhe adaptorët HDMI (USB Type-C në HDMI) shiten veçmas.

Përdorni vetëm një adaptor HDMI të aprovuar nga Samsung (USB Type-C në HDMI). Problemet me performancën dhe defektet e shkaktuara nga përdorimi i aksesorëve të pamiratuar nuk mbulohen nga garancia.

1 Lidhni një adaptor HDMI (USB Type-C në HDMI) me smartfonin tuaj.

152

Page 152
Image 152
Samsung SM-G950FZSASEE manual Lidhja me një ekran të jashtëm, Përgjigjja e telefonatave, Ndryshimi i metodës së ekranit