Samsung SM-G950FZVASEE, SM-G950FZKASEE, SM-G950FZSASEE manual 177

Models: SM-G950FZSASEE SM-G950FZKASEE SM-G950FZVASEE

1 230
Download 230 pages 23.58 Kb
Page 177
Image 177

Cilësimet

Nis shpejt Kamerën: Vendoseni pajisjen që të hapë kamerën duke shtypur butonin e energjisë dy herë me shpejtësi.

Kjo veçori mund të mos jetë e disponueshme në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.

App-i asistencë pajisje: Zgjidhni një aplikacion asistence të pajisjes për ta hapur kur shtypni dhe mbani shtypur butonin Shtëpi. Aplikacioni i asistencës së pajisjes do të grumbullojë informacione nga ekrani aktual dhe do të japë informacione, aplikacione dhe veçori përkatëse.

Multi-Window: Zgjidhni një metodë për hapjen e Multi window.

Kapje inteligjente: Vendoseni pajisjen që të fotografojë ekranin aktual dhe pjesën e rrëshqitshme dhe priteni dhe ndajeni foton e ekranit menjëherë.

Rrëshqit me pëllëmbë për të kapur: Vendoseni pajisjen që të kapë një foto ekrani kur rrëshqitni dorën majtas ose djathtas në ekran. Mund t'i shikoni imazhet e kapura në Galeria.

Nuk është e mundur të bëni një foto ekrani ndërkohë që po përdorni disa aplikacione dhe veçori.

Thirrje direkte: Vendoseni pajisjen që të bëjë një thirrje zanore duke ngritur dhe mbajtur pajisjen pranë veshit ndërsa shikoni të dhënat e thirrjes, mesazhit ose kontaktit.

Sinjalizimi inteligjent: Vendoseni pajisjen që t'ju lajmërojë nëse keni thirrje të humbura ose mesazhe të reja kur ngrini pajisjen.

Kjo veçori mund të mos punojë nëse ekrani është i ndezur ose pajisja nuk është mbi sipërfaqe të sheshtë.

Heshtimi i lehtë: Vendoseni pajisjen që të heshtë telefonatat hyrëse ose alarmet duke përdorur lëvizjet e pëllëmbës ose duke e kthyer mbrapsht ekranin e pajisjes.

Rrëshqit për thirrje/drg mszhe: Vendoseni pajisjen që të bëjë një telefonatë ose të dërgojë një mesazh kur e rrëshqitni pëllëmbën djathtas ose majtas mbi një kontakt ose numër telefoni.

Dërgo mesazhe SOS: Vendoseni pajisjen që të dërgojë mesazhe ndihme duke shtypur butonin energji tre herë. Gjithashtu mund të dërgoni regjistrime me zë së bashku me mesazhin tek marrësit.

Direct share: Vendoseni pajisjen që të shfaqë njerëzit që kontaktuat në panelin e opsioneve të ndarjes për t'ju lejuar të ndani materiale direkt.

Përmirësuesi Video: Përmirësoni cilësinë e imazhit të videove tuaja për të pasur video më të shndritshme dhe më të gjalla.

Kjo veçori mund të mos jetë e disponueshme në disa aplikacione.

177

Page 177
Image 177
Samsung SM-G950FZVASEE, SM-G950FZKASEE, SM-G950FZSASEE manual 177