Samsung SM-G950FZKASEE, SM-G950FZVASEE manual App-et, Ekrani bllok. dhe siguria, Siguria e pajisjes

Models: SM-G950FZSASEE SM-G950FZKASEE SM-G950FZVASEE

1 230
Download 230 pages 23.58 Kb
Page 181
Image 181

Cilësimet

Siguria e pajisjes

Kontrolloni statusin e sigurisë të pajisjes suaj. Kjo veçori skanon pajisjen tuaj për programe infektive.

Në ekranin e cilësimeve, shtypni Mirëmbajtja e pajisjes Siguria e pajisjes SKANO TELEFONIN.

App-et

Menaxhoni aplikacionet e pajisjes dhe ndryshoni cilësimet e tyre. Mund të shikoni informacionet e përdorimit të aplikacioneve, të ndryshoni cilësimet e njoftimeve ose lejeve të tyre, ose të çinstaloni ose çaktivizoni aplikacionet e panevojshme.

Në ekranin e cilësimeve, shtypni App-et.

Ekrani bllok. dhe siguria

Opsionet

Ndryshoni cilësimet për të siguruar pajisjen dhe kartën SIM ose USIM. Në ekranin e cilësimeve, shtypni Ekrani bllok. dhe siguria.

Opsionet e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të metodës të zgjedhur për kyçjen e ekranit.

Lloji i bllokimit të ekranit: Ndryshoni metodën e kyçjes të ekranit.

Njohja me fytyrë: Vendoseni pajisjen që të hapë ekranin duke njohur fytyrën tuaj. Shikoni Njohja e fytyrës për më shumë informacion.

Skaneri i gishtave: Regjistroni shenjat tuaja të gishtave në pajisje për ta siguruar pajisjen ose për të hyrë në llogarinë tuaj në Samsung. Shikoni Njohja e shenjës të gishtit për më shumë informacion.

Skaneri i iriseve: Regjistroni iridat e syve tuaj në pajisje për ta siguruar pajisjen ose për të hyrë në llogarinë tuaj në Samsung. Shikoni Njohja e iridave të syve për më shumë informacion.

Smart Lock: Vendoseni pajisjen që të kyçet automatikisht në situata të caktuara.

181

Page 181
Image 181
Samsung SM-G950FZKASEE, SM-G950FZVASEE, SM-G950FZSASEE manual App-et, Ekrani bllok. dhe siguria, Siguria e pajisjes