Samsung UE48H6800AWXXC manual Montimi i televizorit te mbajtësja, Montimi i televizorit në mur

Models: UE48H6800AWXXH UE48H6800AKXXU UE48H6800AKXXH UE55H6800AWXZF UE48H6800AWXXN UE55H6800AWXXN UE55H6800AWXXC UE55H6800AWXXH UE55H6800AKXXH UE48H6800AWXXC UE48H6800AWXZF UE55H6800AKXXU

1 193
Download 193 pages 5.16 Kb
Page 124
Image 124

Montimi i televizorit te mbajtësja

Sigurohuni që t'i keni të gjithë aksesorët e treguar dhe që ta montoni mbajtësen duke ndjekur udhëzimet e dhëna për montimin.

Montimi i televizorit në mur

[[ Kur e montoni këtë televizor në mur, duhet të ndiqni udhëzimet e rekomanduara nga prodhuesi. Mosndjekja

e udhëzimeve mund të shkaktojë rrëshqitje dhe rënie të televizorit, çka me radhën e vet do të shkaktojë lëndim të rëndë fizik dhe dëmtim të produktit.

Instalimi i bazamentit për mur (opsional)

Mund të përdorni bazamentin për mur (nuk ofrohet) për ta instaluar televizorin në mur.

Për të montuar bazamentin për mur, përdorni bukëpeshkun mbrojtës që vjen me paketimin e televizorit. Vendoseni televizorin përmbys dhe vendosni vidat.

Për montimin e shiritit të zërit dhe të televizorit me anë të bazamentit për mur, sigurohuni të montoni përpara shiritin e zërit në televizor dhe më pas televizorin. Për informacion të hollësishëm, shihni udhëzimet që vijnë me shiritin e zërit.

-- Instalimi i shiritit të zërit me bazamentin për mur mund të mos mbështetet për rajonin ose modelin specifik.

Për informacion të detajuar mbi instalimin e bazamentit për mur, drejtojuni udhëzimeve që vijnë me bazamentin për mur ose kontaktoni një teknik për ndihmë gjatë instalimit të kapëseve të bazamentit për mur. Kur zgjidhni të instaloni bazamentin për mur, Samsung Electronics nuk mban përgjegjësi për lëndime fizike apo për dëmtime të produktit.

Mbërthyesja

Televizor

për montim

Përshtatësi

në mur

për montim

 

 

në mur

C

Përpara se të instaloni bazament tjetër për mur, montoni përshtatësin e bazamentit që vjen veçmas me televizorin. -- Drejtojuni "Manualit të instalimit" që vjen me bazamentin për mur.

Specifikimet e bazamentit për mur (VESA)

Instalojeni bazamentin në një mur të fortë vertikal me dyshemenë. Për vendosjen e bazamentit për mur në materiale të tjera ndërtimi, kontaktoni shitësin tuaj. Nëse produkti instalohet në tavan ose në mur të pjerrët, mund të rrëzohet dhe të shkaktojë lëndim të rëndë fizik ose dëmtim të produktit.

-- Mos përdorni vida më të gjata se përmasat standarde të rekomanduara ose që nuk përputhen me specifikimet standarde VESA. Përndryshe mund të shkaktohet dëmtim në brendësi të televizorit.

-- Vidat e bazamentit për mur varen nga specifikimet për vidat standarde VESA dhe mund të ndryshojnë nga vida e përdorur.

-- Mos ushtroni forcë kur shtrëngoni vidat. Përndryshe mund të shkaktohet lëndim fizik ose dëmtim i produktit. Samsung-u nuk është përgjegjës për lëndime apo dëmtime të shkaktuara nga neglizhenca juaj apo nga manovrimi i gabuar.

-- Samsung-u nuk është përgjegjës për dëmtim të produktit apo për lëndime fizike të shkaktuara nga instalimi jo i duhur me bazament për mur që nuk është VESA dhe që nuk përmbush specifikimet.

-- Mos e montoni televizorin me pjerrësi më të madhe se 15 gradë.

Shqip - 4

Page 124
Image 124
Samsung UE48H6800AWXXC, UE48H6800AWXXH, UE55H6800AWXXH Montimi i televizorit te mbajtësja, Montimi i televizorit në mur