Samsung WW80K44305W/LE, WW70K44305W/LE, WW80K44305X/LE, WW90K44305W/LE Kujdesi gjatë përdorimit

Page 47

Mos përdorni asnjë siguresë (si bakër, tel prej çeliku etj.) në vend të siguresës standarde.

Kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit nëse duhet të riparoni ose të riinstaloni pajisjen.

Mosndjekja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndim.

Nëse tubi i furnizimit me ujë lirohet nga rubineti i ujit dhe përmbyt pajisjen, hiqni spinën elektrike.

Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Hiqni spinën elektrike kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata kohore ose gjatë një stuhie me bubullima ose vetëtima.

Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Nëse në pajisje hyn ndonjë substancë e huaj, hiqni spinën elektrike dhe kontaktoni shërbimin më të afërt të klientit të "Samsung".

Kjo mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.

Mos lejoni fëmijët (ose kafshët shtëpiake) që të luajnë brenda ose mbi makinën tuaj larëse. Dera e makinës larëse nuk hapet lehtë nga brenda dhe fëmijët mund të lëndohen rëndë nëse mbeten të bllokuar brenda.

Kujdesi gjatë përdorimit

KUJDES

Kur makina larëse ndotet me substancë të huaj si detergjent, pisllëqe, mbeturina ushqimesh etj., hiqni spinën elektrike dhe pastrojeni makinën larëse duke përdorur një leckë të njomë dhe të butë.

Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë çngjyrosje, deformim, dëmtim ose ndryshk.

Xhami i përparmë mund të thyhet nga një përplasje e fortë. Bëni kujdes kur përdorni makinën larëse.

Kur xhami thyhet, mund të shkaktojë lëndim.

Hapeni ngadalë rubinetin e ujit pas mungesës së furnizimit me ujë ose kur rilidhni tubin e furnizimit me ujë.

Hapeni ngadalë rubinetin e ujit pas një periudhe të gjatë mospërdorimi.

Presioni i ajrit në tubin e furnizimit me ujë ose tubacionin e ujit mund të shkaktojë dëmtim të një pjese të produktit ose të rrjedhjes së ujit.

Nëse ndodh kullim gjatë një procesi, kontrolloni nëse ka ndonjë problem kullimi.

Nëse makina larëse përdoret kur përmbytet për shkak të një problemi kullimi, kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Futini rrobat plotësisht në makinën larëse me qëllim që rrobat të mos kapen te dera.

Nëse rrobat kapen te dera, kjo mund të shkaktojë dëmtim të rrobave ose të makinës larëse ose mund të ketë rrjedhje uji.

Mbylleni furnizimin me ujë kur makina larëse nuk përdoret.

Sigurohuni që vidhat te bashkuesi i tubit të furnizimit me ujë të jenë të shtrënguara siç duhet.

Sigurohuni që gomina dhe xhami i derës së përparme të mos ndoten me substanca të huaja (p.sh. mbeturina, fije, flokë etj.).

Nëse një substancë e huaj ngec në derë dhe dera nuk mbyllet plotësisht, ajo mund të shkaktojë rrjedhje uji.

Informacioni i sigurisë

Shqip  9 

Untitled-15 9

2016-07-18

�� 2:56:44

Image 47
Contents Safety information Important safety precautions Critical installation warnings English 7  Critical usage warnings Installation cautionsEnglish 9  Usage cautions English 11  Safety information Critical cleaning warnings Instructions about the Weee Važne sigurnosne oznake Što je potrebno znati o sigurnosnim uputamaVažne mjere opreza UpozorenjeVažna upozorenja prilikom montaže Mjere opreza prilikom montaže Važna upozorenja za upotrebu Mjere opreza prilikom upotrebe Untitled-12 2016-07-18 11552 Hrvatski 11  Važna upozorenja za čišćenje Upute vezane uz električni i elektronički otpad Weee Важни симболи за безбедност Што треба да знаете за безбедносните инструкцииВажни мерки на претпазливост ПредупредувањеСериозни предупредувања при инсталацијата Македонски 7  Сериозни предупредувања при користењето Внимавајте при инсталацијатаМакедонски 9  Внимавајте при користењето Македонски 11  Сериозни предупредувања при чистењето Инструкции во врска со Weee Pomembni varnostni simboli Kaj morate vedeti o varnostnih navodilihPomembni varnostni ukrepi OpozoriloNujna opozorila glede namestitve Previdnostni ukrepi pri namestitvi Nujna opozorila glede uporabe Previdnostni ukrepi pri uporabi Varnostne informacije Slovenščina 11  Nujna opozorila glede čiščenja Navodila v zvezi z oznako Oeeo Simbole të rëndësishme sigurie Çfarë duhet të dini rreth udhëzimeve për sigurinëLexoni të gjitha udhëzimet përpara përdorimit të pajisjes Masa paraprake të rëndësishme për sigurinë Paralajmërime të rëndësishme të instalimit Paralajmërime të rëndësishme të përdorimit Kujdesi në lidhje me instaliminInformacioni i sigurisë Kujdesi gjatë përdorimit Informacioni i sigurisë Shqip 11  Udhëzime rreth eliminimit të pajisjes elektrike/elektronike Paralajmërime të rëndësishme të pastrimitVažni bezbednosni simboli Šta treba da znate o bezbednosnim uputstvimaVažne mere predostrožnosti Važna upozorenja za postavljanje Mere opreza prilikom postavljanja Važna upozorenja za upotrebu Mere opreza prilikom korišćenja Informacije o bezbednosti Srpski 11  Važna upozorenja za čišćenje Informacije o bezbednosti
Related manuals
Manual 384 pages 20.76 Kb Manual 264 pages 57.28 Kb Manual 41 pages 40.56 Kb Manual 132 pages 52.87 Kb Manual 20 pages 34.84 Kb Manual 13 pages 34.03 Kb Manual 20 pages 19.88 Kb Manual 128 pages 16.14 Kb Manual 64 pages 56.73 Kb Manual 10 pages 27.55 Kb