
Galeria
Modifikimi i materialit në pajisje
Përdorimi i regjimit studio
Ndërsa shikoni figura ose video, mund të përdorni veçoritë e modifikimit në regjimin studio për të modifikuar materialet.
Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Galeria →
→Studio.
•Studio e fotografisë: Modifikoni imazhet duke aplikuar efekte të ndryshme.
•Studioja e kolazhit: Kombinoni imazhe të ndryshme së bashku për të krijuar një kolazh.
•Shkrepjet: Aplikoni efekte të ndryshme në figurat që keni bërë.
•Studioja e videoklipit: Modifikoni ose krijoni video me disa figura.
•Krasitësi i videos: Prisni segmente të videos.
Ndryshimi i figurave
1
2
3
Shtypni Galeria në ekranin e Aplikacioneve.
Shtypni
→Studio →Studio e fotografisë dhe pastaj zgjidhni një imazh.
Modifikojeni figurën duke aplikuar efekte të ndryshme.
Aplikoni efektet në figurë. ![]()
Rregulloni saturimin ose ndriçimin
e imazhit.
Prisni, rrotulloni ose ndryshoni
madhësinë e figurës.
Korrigjoni sytë e kuq, rregulloni dhe riprekni fytyrat ose bëjeni sfondin të turbullt.
Zbukuroni imazhin duke shtuar ngjitëse, duke futur një kornizë ose duke vizatuar mbi imazh.
87