Përdorimi i funksioneve të tjera
Ekzekutimi i shpejtë i funksioneve të asistencës
Mund të përdorni menynë Shkurtoret e asistencës për të ekzekutuar shpejt funksionet e asistencës për personat me aftësi të kufizuara. Shtypni dhe mbani butonin në "Samsung Smart Control". Ose shtypni butonin AD/SUBT. në telekomandën standarde. Menyja Shkurtoret e asistencës ofron opsionet e menysë Përshkrimi i audios, Titra, Transparenca e menysë, Kontrasti i lartë, Zmadho, dhe Zëri me dalje shumëfishe.
"" Menyja Shkurtoret e asistencës mund të ndryshojë sipas modelit.
Rregullimi i transparencës së menysë
(MENU/123) MENU Sistemi Asistenca Transparenca e menysë Provo tani
Transparencën e menysë mund ta rregulloni.
"" Caktimi i Kontrasti i lartë në Ndez e kalon modalitetin e shfaqjes së menysë automatikisht në të patejdukshëm. Cilësimet e Transparenca e menysë mund t'i ndryshoni manualisht.
Tekst i bardhë në sfond të zi (kontrast i lartë)
(MENU/123) MENU Sistemi Asistenca Kontrasti i lartë Provo tani
Mund t'i ndryshoni kranet kryesore të shërbimit në tekst të bardhë në sfond të zi ose mund t'i ndryshoni menytë transparente të televizorit në të patejdukshme, në mënyrë që teksti të lexohet më lehtë. Për të aktivizuar këtë funksion, caktoni Kontrasti i lartë në Ndez .
Zmadhimi i shkrimit (për personat me vështirësi shikimi)
(MENU/123) MENU Sistemi Asistenca Zmadho Provo tani
Shkrimi në ekran mund të zmadhohet. Për të aktivizuar këtë funksion, caktoni Zmadho në Ndez .