1. Manuals
  2. Brands
  3. Laundry Appliance
  4. Washer
  5. Samsung
  6. Laundry Appliance
  7. Washer

Samsung Lave-linge Eco Bubble, 7kg - WF70F5E0W4W manualShqip

WF60F4E0W0W/LE, WF60F4E0W2W/EO, WF60F4E0W2W/LE, WF60F4E1W2W/EO, WF60F4E2W2W/LE, WF60F4E2W2X/LE, WF60F4E3W0W/EO, WF60F4E5W2W/LE, WF60F4ECW2W/LE, WF70F5E0W2W/AD, WF70F5E0W2W/EP, WF70F5E0W2W/LE, WF70F5E0W4W/AD, WF70F5E0W4W/EF, WF70F5E0W4W/LE, WF70F5E0W4W/WS, WF70F5E2U2W/LE, WF70F5E2W2W/LE, WF70F5E5U4W/LE, WF70F5E5W2W/LE, WF80F5E0W2W/AD, WF80F5E0W2W/LE, WF80F5E0W4W/LE, WF80F5E2U2W/LE, WF80F5E2W2W/EP, WF80F5E5U4W/EO, WF8EF5E0W4W/LE

1 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54
Download on canonical page 54 pages, 3.06 Mb

Mos qëndroni mbi pajisje ose të vendosni objekte (si rroba, qirinj të ndezur, cigare të ndezura, enë, kimikate, objekte metalike etj.) mbi pajisje.

Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndim.

Mos përhapni materiale të avullueshme si insekticide mbi sipërfaqen e pajisjes.

Përveçse e dëmshme për njerëzit, kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr ose probleme me produktin.

Mos vendosni pranë makinës larëse objekte që krijojnë fusha elektromagnetike.

Kjo mund të shkaktojë lëndim për shkak të keqfunksionimit.

Uji që kullon gjatë një larjeje në temperaturë të lartë ose cikli tharjeje është i nxehtë. Mos e prekni ujin.

Kjo mund të shkaktojë djegie ose lëndim.

Mos i lani, shtrydhni ose thani ndenjëset që nuk fusin ujë, qilimat ose rrobat (*) nëse pajisja juaj nuk ka një cikël të veçantë për larjen e këtyre artikujve.

(*): Shtresat prej leshi, mbulesat e shiut, jelekët e peshkimit, pantallonat e skive, çantat e fjetjes, mbulesat e pelenave, kostumet sportive dhe mbulesat e biçikletave, motoçikletave, makinave etj.

Mos i lani qilimat e trashë ose të fortë edhe nëse kanë shenjë të makinës larëse në etiketën e kujdesit. Kjo mund të shkaktojë lëndim ose dëmtim të makinës larëse, mureve, dyshemesë ose rrobave për shkak të dridhjeve anormale.

Mos i lani qilimat apo tapetet e dyerve që e kanë pjesën e poshtme prej gome. Pjesa e poshtme prej gome mund të shkëputet dhe të ngecë brenda në kazan duke shkaktuar avari, si p.sh. probleme shkarkimi.

Mos e përdorni makinën larëse kur kutia e detergjentit është hequr.

Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndim për shkak të rrjedhjes së ujit.

Mos e prekni pjesën e brendshme të kazanit gjatë ose direkt mbas tharjes pasi është i nxehtë.

Kjo mund të shkaktojë në djegie.

Mos e fusni dorën nën sirtarin e detergjentit.

Kjo mund të shkaktojë lëndim pasi dora juaj mund të kapet nga pajisja e futjes së detergjentit.

Mos vendosni asnjë objekt (si këpucë, mbeturina ushqimesh, kafshë) përveç rrobave në makinën larëse.

Kjo mund të shkaktojë dëmtim të makinës larëse ose lëndim dhe vdekje në rastin e kafshëve për shkak të dridhjeve anormale.

Mos i shtypni butonat duke përdorur objekte të mprehtë si kunja, thika, thonj etj.

Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndim.

Mos i lani rrobat e ndotura me vajra, kremra ose locione që zakonisht gjendet në dyqane të kujdesit për lëkurën ose klinika të masazhit.

Kjo mund të bëjë që guarnicioni prej gome të deformohet ose të sjellë rrjedhje uji.

Mos lini objekte metalike si paramanë ose karfica flokësh ose zbardhues në kazan për periudha të gjata kohore.

Kjo mund të shkaktojë ndryshk në kazan.

Nëse në sipërfaqen e kazanit fillon të shfaqet ndryshk, përdorni një agjent pastrues (neutral) në sipërfaqe dhe përdorni një sfungjer për ta pastruar atë. Mos përdorni kurrë furçë metalike.

Mos përdorni direkt detergjent pastrimi kimik dhe mos lani, shpëlani ose shtrydhni rrobat e ndotura nga detergjenti i pastrimit kimik.

Kjo mund të shkaktojë djegie ose ndezje spontane për shkak të nxehtësisë së oksidimit të vajit.

Mos e përdorni ujin e pajisjeve të ftohjes/nxehjes së ujit.

Kjo mund të shkaktojë probleme me makinën larëse.

Mos përdorni sapun natyral për larje duarsh për makinën larëse.

Nëse ajo ngurtësohet dhe grumbullohet brenda makinës larëse, mund të shkaktojë probleme me produktin, çngjyrosje, ndryshk ose aroma të këqija.

Vendosini çorapet dhe sutjenat në rrjetën e larjes dhe lajini ato me rrobat e tjera.

Mos lani rroba të mëdha në rrjetën e larjes, si p.sh. shtresa.

Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë lëndim për shkak të dridhjeve anormale.

Shqip - 9

SIGURISË I INFORMACIONI 01  

Untitled-3 9

 

 

2015-09-14 ￿￿ 4:27:00

 

 

 

 

 

 

MENU

Models

Contents