Nëse televizori nuk lidhet dot me internetin

Televizori mund të mos lidhet me internetin pasi ISP-ja juaj ka regjistruar në mënyrë të përhershme adresën MAC (një numër i veçantë identifikimi) të modemit të PC-së tuaj, i cili më pas verifikohet sa herë që lidheni me internetin, si një mënyrë për të parandaluar hyrjen e paautorizuar. Duke qenë se televizori ka adresë MAC të ndryshme, ISP nuk mund ta verifikojë këtë adresë dhe kështu TV-ja nuk lidhet dot.

Për ta zgjidhur këtë problem, pyesni ISP-në tuaj mbi procedurat e kërkuara për të lidhur pajisje të ndryshme nga PC-ja (si p.sh. TV-në tuaj) me internetin.

Nëse ofruesi i shërbimit tuaj të internetit kërkon ID ose fjalëkalim për t'u lidhur me internetin, televizori mund të mos ketë mundësi të lidhet me internetin. Në rast të tillë, duhet të futni ID-në tuaj ose fjalëkalimin kur lidheni me internetin.

Lidhja e internetit mund të dështojë për shkak të një problemi të murit mbrojtës. Në rast të tillë, lidhuni me Ofruesin e shërbimit të internetit.

Nëse nuk mund të lidheni me internetin edhe pasi keni ndjekur procedurat e Ofruesit të shërbimit të internetit, kontaktoni me Samsung Electronics.

Shqip

Page 111
Image 111
Samsung UE32F4000AWXXH, UE46F5000AWXXH, UE40F5000AWXXH, UE32F5000AWXXH manual Nëse televizori nuk lidhet dot me internetin