•Kjo aparaturë mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi të pakësuara fizike, të ndjesisë ose mendore ose mungesë të përvojës dhe njohurisë nëse u është dhënë mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që përfshihen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Paastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët e pambikëqyrur.
•Fëmijët duhet të mbikëqyren për tu siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
•Spina duhet të hiqet nga priza përpara pastrimit ose mirëmbajtjes së aparaturës.
•Përdorimi i një kabllo të zgjatjes nuk rekomandohet.
•Nëse fshesa juaj me korrent nuk është duke funksionuar siç duhet, fikni korrentin dhe këshillohuni me një agjent të autorizuar të shërbimit.
•Nëse kabllo e korrentit është e dëmtuar, duhet të zëvendësohet
nga prodhuesi ose agjenti i tij i shërbimit ose një person ngjashmërisht i kualifikuar me qëllim që të shmanget një rrezik.
•Mos e transportoni fshesën me korrent duke e mbajtur nga zorra.
Përdorni dorezën në trupin e fshesës me korrent.
•Hiqeni fshesën nga korrenti kur nuk e përdorni. Fikeni çelësin e korrentit para se ta hiqni nga priza.
FURÇA UV
•Meqenëse rrezet UV nga Furça UV dëmtojnë lëkurën dhe sytë, mos lejoni asnjëherë që rrezet të bien n ë kontakt me lëkurën ose sytë dhe mos i lini fëmijët ose të moshuarit të përdorin Furçën UV. Mund të dëmtojë shikimin tuaj.
•Nëse dritarja transparente është e thyer dhe rrezet UV ekspozohen direkt, fikeni energjinë dhe kontaktoni me qendrën e shërbimit.
•Mos e përdorni Furçën UV për qëllime të tjera veç sterilizimit të dyshekëve, çarçafëve, krevateve, jastëkëve e të tjera të bëra me materiale të tilla.
04_ informacioni i sigurisë