PARALAJMËRIM: PARALAJMËRIME të rëndësishme të instalimit
Instalimi i kësaj pajisjeje duhet të kryhet nga një teknik i kualifikuar ose kompani shërbimi.
•Mosndjekja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, shpërthim, probleme me produktin ose lëndim. Kjo pajisje është e rëndë, prandaj bëni kujdes kur e ngrini atë.
Futni kordonin elektrik në një prizë AC
•Përdorimi i një prize në mur së bashku me pajisje të tjera duke përdorur një zgjatuese ose duke zgjatur kordonin elektrik mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
•Sigurohuni që tensioni i korrentit, frekuenca dhe rryma të jenë të njëjta me ato të specifikimeve të produktit. Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr. Futeni fort spinën e korrentit në prizën në mur.
Hiqni të gjitha substancat e huaja si pluhur ose ujë nga terminalet e spinës së korrentit dhe pikave të kontaktit duke përdorur rregullisht një leckë të thatë.
•Hiqni spinën e korrentit dhe pastrojeni me një leckë të thatë.
•Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Futeni spinën e korrentit te priza në mur në mënyrë që kordoni të shtrihet përgjatë dyshemesë.
•Nëse e fusni spinën e korrentit në prizë në drejtimin e kundërt, telat elektrikë brenda kabllos mund të dëmtohen dhe kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg nga fëmijët sepse mund të jenë të rrezikshme.
•Nëse një fëmijë vendos një qese mbi kokën e tij, kjo mund të shkaktojë mbytje.
Kur pajisja, spina e korrentit ose kordoni elektrik dëmtohen, kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit. Kjo pajisje duhet të tokëzohet siç duhet.
Mos e tokëzoni pajisjen me një tub gazi, tub plastik uji ose linjë telefoni.
•Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, shpërthim ose probleme me produktin.
•Mos e futni kurrë kordonin elektrik në një prizë që nuk është e tokëzuar si duhet dhe sigurohuni që ajo të jetë në përputhje me rregulloret lokale dhe kombëtare.
Mos e instaloni këtë pajisje pranë një ngrohësi ose ndonjë materiali të ndezshëm.
Mos e instaloni këtë pajisje në një vendndodhje me lagështi, me vaj ose me pluhur ose në dritën e drejtpërdrejtë të diellit ose në ujë (pika shiu).
Mos e instaloni këtë pajisje në një vendndodhje me temperaturë të ulët.
•Ngrica mund t'i bëjë tubat të shpërthejnë.
Mos e instaloni këtë pajisje në një vend ku ka rrjedhje gazi.
•Kjo mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.
Mos përdorni një transformator elektrik.
•Kjo mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.
Mos përdorni spinë korrenti të dëmtuar, kordon elektrik të dëmtuar ose prizë muri të liruar.
•Kjo mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr. Mos e tërhiqni dhe mos e përkulni shumë kordonin elektrik. Mos e përdridhni dhe mos e lidhni kordonin elektrik.
Mos e varni kordonin elektrik mbi një objekt metalik, të vendosni një objekt të rëndë mbi kordonin elektrik, ta fusni kordonin elektrik mes objekteve ose ta shtyni atë në hapësirën pas pajisjes.
•Kjo mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.
Mos e tërhiqni kordonin elektrik kur hiqni spinën e korrentit.
•Hiqni spinën e korrentit duke e mbajtur spinën.
•Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Shqip - 6
WF70F5E_WF60F4E_03445E_SQ.indd 6