3.Fillimisht, lironi katër vidhat e përshtatësit duke përdorur një kaçavidë të tipit "+". Pastaj mbani pjesën (D) dhe rrotulloni pjesën (E) duke ndjekur shigjetën derisa të arrihet një hapësirë 5 mm.
(*): 5 mm
4.Lidhni përshtatësin me rubinetin e ujit duke shtrënguar vidhat fort ndërsa e ngrini përshtatësin lart.
Pastaj shtrëngojeni përshtatësin duke e rrotulluar pjesën (E) duke ndjekur shigjetën.
5.Lidhni tubin e furnizimit me ujë me përshtatësin. Nëse e shtyni pjesën (F) brenda përshtatësit, tubi lidhet automatikisht me përshtatësin duke bërë një zhurmë kërcitëse.
Pasi të keni lidhur tubin e furnizimit me ujë me përshtatësin, sigurohuni se është lidhur siç duhet duke tërhequr tubin e furnizimit me ujë për poshtë.
PARALAJMËRIM: Kontrolloni nëse tubi i furnizimit me ujë është i përdredhur ose i përkulur. Nëse tubi është përdredhur ose përkulur, ekziston rreziku i rrjedhjes së ujit dhe goditjes elektrike si shkak i rrjedhjes së ujit. Nëse është e nevojshme, mund të rivendosni tubin e furnizimit me ujë në skajin e makinës larëse duke liruar rakordin në formë
6.Hapni furnizimin me ujë dhe sigurohuni se nuk rrjedh ujë nga vendi i futjes së ujit, nga rubineti ose nga përshtatësi. Nëse rrjedh ujë, përsërisni hapat e mëparshëm.
PARALAJMËRIM: Mos e përdorni makinën tuaj larëse nëse ekziston një rrjedhje uji. Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndim.
Nëse rubineti i ujit ka një rubinet të llojit me vidhosje, lidheni tubin e furnizimit me ujë me rubinetin siç tregohet.
D
E
F
E
Përdorni llojin më të zakonshëm të rubinetit për furnizimin me ujë. Në rast se rubineti është katror ose shumë i madh, hiqni unazën distancatore përpara sesa ta fusni rubinetin në përshtatës.
Shqip - 16
WF70F5E_WF60F4E_03445E_SQ.indd 16