Funksioni për largimin e lagështisë
Funksioni për largimin e lagështisë së kondicionerit "Samsung", e mban hapësirën e caktuar të ftohtë dhe
komode.
4Modaliteti Dry
Përdorni modalitetin Dry në mot me shi ose të lagësht.
▶ ▶ Zgjidhni Dry.
SHËNIM
•Sa më e ulët të jetë temperatura e caktuar, aq më i madh është kapaciteti i largimit të lagështisë. Kur lagështia aktuale duhet se është e lartë, rregulloni temperaturën e caktuar në temperaturë të ulët.
•Nuk mund ta përdorni modalitetin Dry për ngrohje. Modaliteti Dry është projektuar për të dhënë efekt freskimi.
Funksioni për ngrohjen
Funksioni për ngrohjen i kondicionerit "Samsung", e mban hapësirën e caktuar të ngrohtë dhe komode.
Funksione inteligjente
5Modaliteti Heat
Përdorni modalitetin Heat për të pasur ngrohtësi.
▶ ▶ Zgjidhni Heat.
SHËNIM
•Ndërkohë që kondicioneri ngrohet, ventilatori mund të mos funksionojë në fillim për rreth 3 deri në 5 minuta, për të parandaluar fryrjen e ajrit të ftohtë.
•Nëse kondicioneri nuk ngroh mjaftueshëm, përdoreni në kombinim me një pajisje ngrohëse shtesë.
•Kur gjatë modalitetit "Ngrohje" temperatura e jashtme është e ulët dhe ka shumë lagështi, në shkëmbyesin e jashtëm të nxehtësisë mund të krijohet ngricë. Kjo mund të ulë edhe efikasitetin e ngrohjes. Nëse ndodh kjo, kondicioneri aktivizon funksionin e shkrirjes për 5 deri në 12 minuta për të hequr ngricën nga shkëmbyesi i jashtëm i nxehtësisë.
•Kur funksioni i shkrirjes është i aktivizuar, nga njësia e brendshme nuk del ajër, në mënyrë që të parandalohet dalja e ajrit të ftohtë. Kur funksioni i shkrirjes ka përfunduar, pas një farë kohe del ajër i ngrohtë.
•Cikli i funksionit të shkrirjes mund të shkurtohet në varësi të sasisë së ngricës në njësinë e jashtme.
•Cikli i funksionit të shkrirjes mund të shkurtohet në varësi edhe të lagështisë nga shiu dhe bora.
•Kur funksioni i shkrirjes është i aktivizuar, nuk mund të zgjidhni funksione të tjera me telekomandë. Zgjidhini pasi të përfundojë funksioni i shkrirjes.
të konsumit të energjisë