Informacione të sigurisë
Informacione të sigurisë
Instalimi i pajisjes duhet të kryhet nga një teknik i kualifikuar ose nga kompania e shërbimit.
•• Përndryshe, mund të shkaktohet goditje elektrike, zjarr, shpërthim, probleme me produktin ose lëndim, si dhe mund të zhvlerësohet garancia e produktit të instaluar.
Instalojeni pranë kondicionerit (por jo në panelet e tij) çelësin për shkëputjen e lidhjes dhe automatin e posaçëm për kondicionerin.
•• Përndryshe, mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
Fiksojeni mirë njësinë e jashtme në mënyrë që pjesa elektrike e saj të mos ekspozohet.
•• Përndryshe, mund të shkaktohet goditje elektrike, zjarr, shpërthim ose probleme me produktin.
Mos e instaloni pajisjen pranë një ngrohësi ose materiali të ndezshëm. Mos e instaloni pajisjen në vend të lagësht, me vajra ose pluhura, ose në vend të ekspozuar ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit dhe ndaj ujit (ose shiut). Mos e instaloni pajisjen në vende ku mund të ketë rrjedhje gazi.
•• Mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
Mos e instaloni asnjëherë njësinë e jashtme në vende si p.sh. mure të jashtme të larta, nga ku mund të bjerë.
•• Nëse njësia e jashtme bie, mund të shkaktohet lëndim, vdekje ose dëmtim i pronës.
Pajisja duhet të tokëzohet siç duhet. Mos e tokëzoni pajisjen në tub gazi, tub plastik uji ose linjë telefoni.
•• Përndryshe, mund të shkaktohet goditje elektrike, zjarr ose shpërthim.
•• Sigurohuni të përdorni prizë të tokëzuar.