1.
2.
Zhvendosni fokusin në një pajisje të jashtme të lidhur.
Shtypni butonin e drejtimit lart. Ofrohen funksionet e mëposhtme.
"" Funksionet e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të llojit të folesë.
1 Konfig. telekom. univers.
Mund të kontrolloni pajisjet e jashtme të lidhura me televizorin me anë të telekomandës së televizorit. Për të komanduar pajisjet e jashtme, regjistrojeni duke ndjekur udhëzimet në ekran.
"" Ky funksion mund të mos mbështetet në varësi të modelit ose të zonës gjeografike.
"" Për më tepër informacion, drejtojuni "Komandimi i pajisjeve të jashtme me Telekomanda inteligjente "Samsung" - Përdorimi i telekomandës universale".
2 Redakto
Mund të riemërtoni çdo fole me emrin e një pajisjeje hyrëse ose me emrin e dëshiruar, për ta bërë më të lehtë ndryshimin e modalitetit të hyrjes.
3 Informacion
Mund të shikoni informacion të detajuar rreth pajisjeve të jashtme të lidhura me televizorin.
4 Shto në kryesore
Për shpejtësi kalimi, mund të shtoni folenë e një pajisjeje të jashtme në ekranin kryesor.
Përdorimi i funksioneve shtesë
Mund të përdorni funksionet e mëposhtme në ekranin e Burimi.
●● Udhëzuesi i lidhjes: Udhëzuesi për lidhjet e pajisjes.
●● Konfig. telekom. univers.: Funksioni që ju lejon të regjistroni pajisjet e jashtme te Telekomanda inteligjente "Samsung" dhe t'i komandoni duke përdorur telekomandën standarde.
"" Ky funksion mund të mos mbështetet në varësi të modelit ose të zonës gjeografike.
"" Për më tepër informacion, drejtojuni "Komandimi i pajisjeve të jashtme me Telekomanda inteligjente "Samsung" - Përdorimi i telekomandës universale".
- 36 -