Funksioni i teletekstit
Mësoni si të përdorni teletekstin dhe të ekzekutoni funksionet e ofruara nga shërbimi i teletekstit.
"" Ky funksion disponohet vetëm në kanale që mbështesin shërbimin e teletekstit.
"" | Ky funksion mund të mos mbështetet në varësi të modelit ose të zonës gjeografike. | |||
"" | Për të hapur funksionin Teletekst, shtypni butonat e mëposhtëm në telekomandë. | |||
| Në Telekomanda inteligjente "Samsung": Shtypni gjatë butonin | ose | për mbi 1 sekondë, ose shtypni butonin | |
| ose | dhe më pas zgjidhni TTX/MIX në listën e shfaqur. |
|
|
Në telekomandën standarde: Shtypni butonin TTX/MIX.
Për të dalë nga funksioni Teletekst, shtypni butonin në telekomandë derisa të shfaqet teletransmetimi i drejtpërdrejtë.
Faqja e treguesit të shërbimit të teletekstit ofron informacion në lidhje me përdorimin e shërbimit. Që informacioni i teletekstit të shfaqet siç duhet, marrja e sinjalit të kanalit duhet të jetë e qëndrueshme. Përndryshe, informacioni mund të mungojë ose disa faqe mund të mos shfaqen.
"" Faqet e teletekstit mund t'i ndryshoni duke zgjedhur butonat numerikë me anë të telekomandës.
"" Në telekomandë standarde, ikonat e funksionit Teletekst janë të shtypura në disa nga butonat e telekomandës. Për të hapur një funksion nga Teletekst, gjejini ikonën e shtypur në butonin e telekomandës dhe shtypeni butonin.
Në Telekomanda inteligjente "Samsung"
/TTX i plotë / TTX dyshe / Kombinim / Transmetime të drejtpërdrejta: Modaliteti i teletekstit aktivizohet në kanalin që shfaqet në ekran. Çdo herë që shtypni butonin /, modaliteti i teletekstit ndërrohet me radhën TTX i plotë → TTX dyshe → Kombinim → Transmetime të drejtpërdrejta.
●● TTX i plotë: Modaliteti i teletekstit shfaqet në ekran të plotë.
●● TTX dyshe: Modaliteti i teletekstit shfaqet në gjysmën e ekranit së bashku me kanalin aktual televiziv në gjysmën tjetër.
●● Kombinim: Modaliteti i teletekstit shfaqet me transparencë mbi kanalin aktual televiziv.
●● Transmetime të drejtpërdrejta: Kthehet në ekranin e teletransmetimit të drejtpërdrejtë.