06 Zgjidhja e problemeve dhe mirëmbajtja
Zgjidhja e problemeve
Nëse televizori duket të ketë ndonjë problem, shqyrtoni fillimisht këtë listë problemesh dhe zgjidhjesh të mundshme. Përndryshe, shqyrtoni seksionin "Zgjidhja e problemeve" në manualin elektronik. Nëse asnjëra nga këshillat e sugjeruara nuk e zgjidh problemin, vizitoni "www.samsung.com" dhe shtypni "Support (Mbështetja teknike)" ose kontaktoni qendrën telefonike të shënuar në kapakun e pasmë të këtij manuali.
•• Ky panel TFT LED përbëhet nga nënpikëza që kërkojnë teknologji të sofistikuar për t'u prodhuar. Megjithatë, mund të ketë disa pikëza me shkëlqim ose të errëta në ekran. Këto pikëza nuk do të kenë asnjë ndikim në funksionimin e produktit.
•• Për ta mbajtur televizorin në një gjendje optimale, përdorni softuerin më të ri. Përdorni funksionet Përditëso tani ose Përditësimi automat. në menynë e televizorit ( > Cilësimet > Mbështet > Përditësimi i softuerit > Përditëso tani ose Përditësimi automat.).
Televizori nuk ndizet.
•• Sigurohuni që kordoni elektrik (AC) të jetë futur siç duhet në televizor dhe në prizë.
•• Sigurohuni që priza është në rregull dhe llamba treguese në fund të televizorit është e ndezur në të kuqe të fortë.
•• Provoni të shtypni butonin e ndezjes në televizor për t'u siguruar që problemi nuk vjen nga telekomanda. Nëse televizori ndizet, drejtojuni “Telekomanda nuk punon” më poshtë.
Nga pajisja e jashtme nuk del figurë/video/zë ose del figurë/video/zë i shformuar, ose në televizor shfaqet mesazhi “Jo ose sinjal i dobët” ose nuk mund të gjendet kanali.
•• Sigurohuni që lidhja me pajisjen është e saktë dhe që të gjitha kabllot janë vendosur plotësisht.
•• Hiqni dhe rilidhni të gjithë kabllot e lidhura me televizorin dhe me pajisjet e jashtme. Nëse është e mundur,
provoni kabllo të reja. |
|
•• Konfirmoni që është zgjedhur burimi i saktë hyrës ( | > Burimi). |
•• Kryeni një vetëdiagnostikim të televizorit për të përcaktuar nëse problemi shkaktohet nga televizori ose
nga pajisja ( | > Cilësimet > Mbështet > |
zërit). |
|
•• Nëse rezultatet e testit janë normale, rindizni pajisjet e lidhura duke hequr nga priza të gjithë kordonët elektrikë të tyre dhe duke i vendosur sërish në prizë. Nëse problemi vazhdon, drejtojuni udhëzuesit të lidhjes në manualin e përdorimit të pajisjes së lidhur.
•• Nëse nuk përdorni aparat kabllor apo satelitor dhe televizori merr sinjale televizive nga foleja e antenës apo
e lidhjes kabllore, hapni Sintonizimi automatik për të kërkuar për kanale ( | > | Cilësimet > Transmetimi |
>(Cilësimet e "Sintonizimi automatik") > Sintonizimi automatik).
––Cilësimet e "Sintonizimi automatik" mund të mos shfaqet në varësi të modelit ose zonës gjeografike.
––Nëse përdorni aparat kabllor apo satelitor, shihni manualin e aparatit përkatës.
Shqip
Shqip - 15