KONTROLLI I LINJËS SË SHPËRNDARËSIT TË UJIT (OPSIONALE)
Shpërndarësi i ujit është vetëm një nga tiparet e dobishme të frigoriferit tuaj të ri Samsung. Për të ndihmuar për një shëndet më të mirë, fi ltri i ujit Samsung heq grimcat e padëshiruara nga uji. Megjithatë, ai nuk
i sterilizon ose nuk i shkatërron mikroorganizmat. Për këtë punë duhet të blini një sistem për pastrimin e ujit. Në mënyrë që prodhuesi i akullit të funksionojë saktë, kërkohet presion uji prej 138 ~862 Kpa. Në kushte normale, një gotë letre 170 cc mund të mbushet për 10 sekonda. Nëse frigoriferi është instaluar në një zonë me presion të ulët të ujit (nën 138 Kpa), mund të instaloni një pompë për të kompensuar presionin e ulët. Sigurohuni që depozita e ruajtjes së ujit brenda frigoriferit është mbushur siç duhet. Për ta bërë këtë, shtypni levën e shpërndarësit të ujit derisa uji të dalë nga dalja e ujit.
Kompletet për instalimin e linjës së ujit janë të përfshira. Mund t'i gjeni në një nga sirtarët e ngrirësit.
PËRDORIMI I PRODHUESIT TË UJIT (OPSIONAL)
Heqja e kovës së akullit
- Mbajeni dorezën siç tregohet në fi gurën 1.
- Tërhiqeni lart me kujdes pjesën e poshtme.
- Nxirreni ngadalë kovën e akullit.
Rivendosja e kovës së akullit
- Montojeni në rendin e kundërt të çmontimit.
- Shtyjeni fort kovën derisa të dëgjoni një kërcitje.
- Kur kova nuk puthitet në vend, kthejeni dorezën pas me 90 gradë dhe rivendoseni siç tregohet në fi gurën 2.
Përdorimi normal
- Çdo zhurmë që dëgjoni kur prodhuesi i akullit nxjerr akull në kovë, është pjesë e
përdorimit normal. - Mosshpërndarja e akullit për periudha të gjata mund
të shkaktojë grumbullim të akullit në kovë. Hiqni akullin e mbetur dhe zbrazni kovën.
- Nëse akulli nuk del, kontrolloni për akull të ngecur në kosh dhe hiqeni.
- Grupi i parë i kubave të akullit mund të jetë i vogël, për shkak
të ajrit në tuba pas lidhjes,
kurse gjatë përdorimit normal, i gjithë ajri do të largohet.
12_ instalimi
- Kur në panelin e ekranit pulson ICE OFF,
futeni përsëri kovën dhe/ose sigurohuni që KUJDES është vendosur siç duhet.
-Kur dera është e hapur, akulli dhe shpërndarësi i ujit nuk funksionojnë.
-Nëse e mbyllni derën me forcë, kjo mund të sjellë derdhjen e ujit mbi prodhuesin e akullit.
-Për të parandaluar rënien e kovës së akullit, kapeni me të dyja duart kur ta hiqni.
-Për të parandaluar lëndimin, sigurohuni që të pastroni të gjithë akullin ose ujin që mund të ketë rënë në dysheme.
-Mos lejoni që fëmijët të varen te shpërndarësi i akullit ose në kovë. Ata mund të lëndohen.
-Sigurohuni që të mos e fusni dorën ose ndonjë objekt në koshin e akullit. Mund të shkaktohet lëndim personi ose dëmtim i pjesëve mekanike.
INSTALIMI I LINJËS SËSHPËRNDARËSIT TË UJIT
Për modelin e brendshëm
Pjesët për instalimin e linjës së ujit
1 Fiksuesi i linjës së ujit dhe | 2 Bashkuesi i tubave |
vidat |
|
3 Linja e ujit | 4 Kapësja | 5 Filtri i ujit |
Lidhja e linjës së furnizimit me ujë
1.Së pari, mbyllni linjën e furnizimit kryesor me ujë.
2.Gjeni linjën më të afërt të ujit të ftohtë të pijshëm.
3.Ndiqni udhëzimet e instalimit të linjës së ujit në kompletin e instalimit.
KUJDES
Linja e ujit duhet të lidhet me tubin e ujit të ftohtë.
Nëse është e lidhur me tubin e ujit të
ngrohtë, mund të shkaktojë keqfunksionimin e pastruesit.
2011.7.14 9:56:14 AM |