Masa sigurie

Mos e prekni çelësin elektrik me duar të lagura.

Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Mos e fikni ajrin e kondicionuar me çelësin elektrik kur ai është në punë.

Fikja dhe më pas ndezja e ajrit të kondicionuar sërish me çelësin elektrik mund të shkaktojë shkëndijë elektrike dhe si rrjedhim goditje elektrike dhe zjarr.

Pasi të keni shpaketuar kondicionerin, ruajini të gjitha materialet e paketimit mirë larg fëmijëve pasi ato mund të jenë të rrezikshme për fëmijët.

Nëse fëmija vendos një qese në kokë mund të mbytet.

Mos futni gishtat apo substanca të huaja në prizë kur kondicioneri është në funksion.

Merrni masa të veçanta në mënyrë që fëmijët të mos lëndohen duke futur gishtat në produkt.

Mos prekni me duar apo me gishta tehun e fryrjes të ajrit gjatë funksionit të ngrohjes.

Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose djegie.

Mos futni gishtat apo substanca të huaja në grykëne hyrjes/daljes të ajrit të kondicionerit.

Merrni masa të veçanta në mënyrë që fëmijët të mos lëndohen duke futur gishtat në produkt.

Mos e goditni ose tërhiqni kondicionerin me shumë forcë.

Kjo mund të shkaktojë zjarr, lëndime ose probleme me produktin.

6

JunfrauEU_AR09FSSK&Y@_IB_DB68-03363A_SQ.indd 6

 

 

2012-11-17 10:17:49