Informacione të sigurisë

Mos e prekni automatin me duar të lagura.

Mund të shkaktohet goditje elektrike.

Mos e fikni kondicionerin nga automati ndërkohë që është duke punuar.

Fikja dhe rindezja e kondicionerit nga automati mund të shkaktojë shkëndijë dhe të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.

Pas shpaketimit të kondicionerit, mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve, pasi mund të jenë të rrezikshme për ta.

Nëse fëmija vendos një qese në kokë, mund të mbytet.

Mos e prekni fletën e ventilatorit me duar apo me gishta gjatë ngrohjes.

Mund të shkaktohet goditje elektrike ose djegie.

Mos i futni gishtat ose objekte të tjera në vrimat e hyrjes/ daljes së kondicionerit.

Bëni kujdes të veçantë që fëmijët të mos lëndohen duke futur gishtat brenda produktit.

Mos e godisni dhe mos e tërhiqni me forcë të tepërt kondicionerin.

Mund të shkaktohet zjarr, lëndim ose probleme me produktin.

Mos vendosni objekte pranë njësisë së jashtme, të cilat u mundësojnë fëmijëve të hipin në pajisje.

Mund të shkaktohet lëndim i rëndë i fëmijëve.

Mos e përdorni kondicionerin për periudha të gjata kohore në vende të paajrosura mirë ose pranë njerëzve të sëmurë.

Duke qenë se kjo mund të jetë e rrezikshme për shkak të mungesës së oksigjenit, hapni një dritare të paktën një herë në orë.

8Shqip

Maldives ZE IB_DB68-06175A-00_SQ_A5.indd 8

2016/4/18 19:19:12

Page 9
Image 9
Samsung AR09KSFPEWQNZE, AR12KSFPEWQNZE manual Informacione të sigurisë