Funksioni për largimin e lagështisë

Funksioni për largimin e lagështisë së kondicionerit "Samsung", e mban hapësirën e caktuar të ftohtë dhe

komode.

4Modaliteti Dry

Përdorni modalitetin Dry në mot me shi ose të lagësht.

Zgjidhni Dry.

SHËNIM

Sa më e ulët të jetë temperatura e caktuar, aq më i madh është kapaciteti i largimit të lagështisë. Kur lagështia aktuale duhet se është e lartë, rregulloni temperaturën e caktuar në temperaturë të ulët.

Nuk mund ta përdorni modalitetin Dry për ngrohje. Modaliteti Dry është projektuar për të dhënë efekt freskimi.

Funksioni për ngrohjen

Funksioni për ngrohjen i kondicionerit "Samsung", e mban hapësirën e caktuar të ngrohtë dhe komode.

Funksione inteligjente

5Modaliteti Heat

Përdorni modalitetin Heat për të pasur ngrohtësi.

Zgjidhni Heat.

SHËNIM

Ndërkohë që kondicioneri ngrohet, ventilatori mund të mos funksionojë në fillim për rreth 3 deri në 5 minuta, për të parandaluar fryrjen e ajrit të ftohtë.

Nëse kondicioneri nuk ngroh mjaftueshëm, përdoreni në kombinim me një pajisje ngrohëse shtesë.

Kur gjatë modalitetit "Ngrohje" temperatura e jashtme është e ulët dhe ka shumë lagështi, në shkëmbyesin e jashtëm të nxehtësisë mund të krijohet ngricë. Kjo mund të ulë edhe efikasitetin e ngrohjes. Nëse ndodh kjo, kondicioneri aktivizon funksionin e shkrirjes për 5 deri në 12 minuta për të hequr ngricën nga shkëmbyesi i jashtëm i nxehtësisë.

Kur funksioni i shkrirjes është i aktivizuar, nga njësia e brendshme nuk del ajër, në mënyrë që të parandalohet dalja e ajrit të ftohtë. Kur funksioni i shkrirjes ka përfunduar, pas një farë kohe del ajër i ngrohtë.

Cikli i funksionit të shkrirjes mund të shkurtohet në varësi të sasisë së ngricës në njësinë e jashtme.

Cikli i funksionit të shkrirjes mund të shkurtohet në varësi edhe të lagështisë nga shiu dhe bora.

Kur funksioni i shkrirjes është i aktivizuar, nuk mund të zgjidhni funksione të tjera me telekomandë. Zgjidhini pasi të përfundojë funksioni i shkrirjes.

të konsumit të energjisë

Shqip 15

Page 16
Image 16
Samsung AR12NXFPEWQNEU manual Funksioni për largimin e lagështisë, Funksioni për ngrohjen, Modaliteti Dry, Modaliteti Heat