Hedhja e duhur e produktit

(Mbetje elektrike dhe elektronike) (Vlen për shtetet me sisteme të veçuara grumbullimi)

Kjo shenjë mbi produkt, aksesorë ose dokumentacion tregon se produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të hidhen së bashku me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të ciklit të tyre jetik. Për të evituar dëmtimin e mjedisit apo të shëndetit të njeriut nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, jeni të lutur t'i veçoni këta artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe t'i ricikloni në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.

Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë ose shitësin ku kanë blerë produktin, ose zyrën e pushtetit të tyre vendor për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.

Përdoruesit korporativë duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë nuk duhen përzier me mbeturina të tjera tregtare për hedhje.

Hedhja e duhur e baterive në këtë produkut

Kjo shenjë në bateri, manuale apo paketuese tregon që bateritë në këtë produkt nuk duhet të hidhen së bashku me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të jetëgjatësisë së tyre. Aty ku është e shënuar, simbolet kimike Hg, Cd, apo Pb tregojnë që bateritë përmbajnë mërkur, kadmium ose plumb mbi nivelet referencë në Direktivat e EC-së 2006/66.

Për informacion mbi zotimet mjedisore të "Samsung" dhe detyrimet rregullatore specifike për produktin, p.sh. REACH, MPEE, bateritë, vizitoni : samsung.com/uk/aboutsamsung/samsungelectronics/corporatecitizenship/ data_corner.html

Page 1
Image 1
Samsung AR12NXFPEWQNEU manual Hedhja e duhur e baterive në këtë produkut