Informacione të sigurisë

Përpara përdorimit të kondicionerit të ri, lexoni të gjithë manualin për t'u siguruar që dini t'i përdorni në mënyrë të sigurt dhe efikase veçoritë dhe funksionet e detajuara të pajisjes së re.

Duke qenë se udhëzimet e mëposhtme të funksionimit mbulojnë modele të ndryshme, karakteristikat e kondicionerit tuaj mund të ndryshojnë disi nga ato të përshkruara në këtë manual. Nëse keni pyetje, telefononi qendrën më të afërt të kontaktit ose merrni ndihmë dhe informacione në internet në "www.samsung.com".

PARALAJMËRIM

Rreziqe ose veprime të pasigurta që mund të shkaktojnë lëndim të rëndë ose vdekje.

KUJDES

Rreziqe ose veprime të pasigurta që mund të shkaktojnë lëndim të lehtë ose dëmtim të pronës.

Ndiqni udhëzimet.

MOS bëni prova.

Sigurohuni që pajisja të jetë e tokëzuar për të evituar goditjen elektrike.

Ndërpritni furnizimin me energji.

MOS e çmontoni.

PËR INSTALIMIN

PARALAJMËRIM

Përdorni kordon elektrik sipas specifikimeve elektrike të produktit, ose më të larta se to, dhe përdoreni kordonin vetëm për këtë pajisje. Për më tepër, mos përdorni kordon zgjatues.

•• Zgjatimi i kordonit elektrik mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

•• Mos përdorni transformator. Mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

•• Nëse kushtet aktuale të tensionit/frekuencës/rrymës nominale janë të ndryshme, mund të shkaktohet zjarr.

Informacione të sigurisë

Shqip 3

Page 3
Image 3
Samsung AR18NSFHBWKNEU manual Informacione të sigurisë, Kujdes