Informacione të sigurisë

Informacione të sigurisë

Mos e prekni fletën e ventilatorit me duar apo me gishta gjatë ngrohjes.

•• Mund të shkaktohet goditje elektrike ose djegie.

Mos i futni gishtat ose objekte të tjera në vrimat e hyrjes/daljes së kondicionerit.

•• Bëni kujdes të veçantë që fëmijët të mos lëndohen duke futur gishtat brenda produktit.

Mos e godisni dhe mos e tërhiqni me forcë të tepërt kondicionerin.

•• Mund të shkaktohet zjarr, lëndim ose probleme me produktin.

Mos vendosni objekte pranë njësisë së jashtme, të cilat u mundësojnë fëmijëve të hipin në pajisje.

•• Mund të shkaktohet lëndim i rëndë i fëmijëve.

Mos e përdorni kondicionerin për periudha të gjata kohore në vende të paajrosura mirë ose pranë njerëzve të sëmurë.

•• Duke qenë se kjo mund të jetë e rrezikshme për shkak të mungesës së oksigjenit, hapni një dritare të paktën një herë në orë.

Nëse në pajisje ka hyrë ndonjë substancë e huaj, si p.sh. ujë, ndërpritni furnizimin me energji dhe kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.

•• Përndryshe, mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

Mos provoni ta riparoni, çmontoni apo modifikoni vetë pajisjen.

•• Mos përdorni siguresa (si p.sh. tela bakri, çeliku etj.) të ndryshme nga siguresat standarde.

•• Përndryshe, mund të shkaktohet goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndim.

8Shqip

Page 8
Image 8
Samsung AR18NSFHBWKNEU manual Mund të shkaktohet goditje elektrike ose djegie