Menaxhoni kaloritë me S Health
Kontrolloni kaloritë që keni konsumuar dhe harxhuar. Hidhni të dhënat tuaja jetësore dhe vendosni një qëllim fitnesi për t'ju ndihmuar të bëni një jetë të shëndetshme.
Në aplikacionin S Health, hidhni statistikat fizike si për shembull gjininë, gjatësinë, peshën dhe informacionet e kërkuara për të plotësuar profilin tuaj.
Regjistroni kaloritë që merrni çdo ditë. Mund të vendosni një qëllim për marrjen e kalorive dhe për të parë progresin tuaj.
Regjistroni kaloritë që keni djegur ndërsa po ecnit ose po kryenit ushtrime të tjera. Mund të vendosni një synim për harxhimin e kalorive. Pajisja tregon sa afër jeni me qëllimin tuaj dhe ju shpërblen me një medalje të artë kur ta keni arritur.
KËSHILLË Njësitë e matjes mund të ndryshojnë në varësi të zonës.
33