Përdorimi

Oxhaku eshte konceptuar per thithjen e tymrave dhe avujve te gatimit dhe eshte vetem per perdorim shtepiak.

Oxhaku thithës është realizuar për t’u përdorur në lloji thithës me nxjerrje të jashtme ajri ose filtuese me qarkullim të brendshëm.

Lloji thithës

Avujt nxirren jashtë nëpërmjet një tubi shkarkimi të fiksuar në fllanxhën e rakordimit.

KUJDES!

Tubi i evakuimit nuk përfshihet tek pajisjet ndaj duhet blerë.

Diametri i tubit të shkarkimit duhet të jetë i barabartë me diametrin e unazës lidhëse.

KUJDES!

Nëse oxhaku është i pajisur me filtra karboni, këta duhet të hiqen.

Lidheni oxhakun me tubat dhe vrimat e shkarkimit në mur me një diametër të barabartë me daljen e ajrit (fllanxhën e rakordimit).

Përdorimi i tubave dhe vrimave të shkarkimit në mur me diametër më të vogël seç duhet do të çojë në një ulje të fuqisë thithëse dhe në një rritje të madhe të zhurmës. Përjashtohemi nga çdo përgjegjësi për një rast të tillë.

! Perdorn nje kabëll sa më të shkurtër!

Përdor një kabëll me sa më pak kthesa (kendi i kthesës maksimumi 90° )

!Evitoni kthesat e forta te pjesëvë të kabllit.

Lloji filtrues

Ajri i thithur do të pastrohet e aromatizohet përpara se të rikthehet në dhomë.Për ta përdorur oxhakun në këtë version është e nevojshme të instalohet një sistem filtrimi i pajisur me bazë filtrash karboni.

Montimi

Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të eneve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak se 50cm në rastin e kuzhinave elekrike dhe jo më pak se 65cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të përziera.

Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithnjë parasysh.

Lidhja Elektrike

Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë atëherë lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të arritshme, edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurese që garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.

KUJDES!

Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithnjë që kablloja ushqyese të jetë montuar si duhet. Oxhaku është i pajisur me një kavo ushqyesi të veçantë; në rast dëmtimi të kavos, kërkojini një tjetër shërbimit të ndihmës teknike.

Montimi

Përpara se të filloni instalimin:

Verifikoni nëse produkti i blerë ka përmasat e duhura me zonën ku to të bëhet instalimi.

• Hiqni filtrin/at prej karboni aktiv nëse ekzistojnë (shihni dhe paragrafin përkatës).Ky/keto filtër/a do te rimontohet/en vetëm nëse do të përdoret oxhaku i llojit filtrues.

Verifikoni që në brendësi të oxhakut të mos ketë(për arsye transporti), materiale amballazhi (psh, zarfa me vida, garancia etj), sipas rastit hiqini dhe ruajini.

Ky tip oxhaku duhet të jetë i futur në bufe ose mbështetur diku tjetër.

60

Mirëmbajtja

Pastrimi

Për pastrimin përdorni VETEM një leckë të njomë me ilaç larës të lëngët jogërryes. MOS PERDORNI MJETE OSE VEGLA PER PASTRIMIN. Shmangni perdorimin e produkteve qe permbajne gerryes. MOS PËRDORNI ALKOL!

Për të gjitha veprimet e mirëmbajtjes përdorni dorashkat e punës.

Filtri antiyndyrë

Fig. 8-13

Thith avujt e yndyrës së gatimit.

Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet një herë në muaj me detergjentë jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër.

Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.

Për çmontimin e filtrave të yndyrës tërhiqni dorezën me sustë të filtrit.

Filtri prej karboni aktiv (Vetëm për Llojin Fitrues)

Fig. 12

Thith aromat e pakëndshme të gatimit.

Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit të yndyrës. Sidoqoftë është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo katër muaj.

NUK mund të lahet dhe të rivendoset. Hiqni filtrat kundër yndyrës.

Vendosni një filtër karboni në çdo anë dhe mbërthejeni me oxhakun. Vendosni përsëri filtrat kundër yndyrës.

Blerja e filtrit me karbon

Filtri me karbon mund të blihet në website-in e Shërbimeve të Asistencës ose pranë Qendrave të Asistencës Samsung. Lexoni informacionet që ndodhen në faqen e fundit të këtij udhëzuesi.

Zëvendësimi i Llambave

Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike.

Kujdes! Përpara se t’i prekni llambat sigurohuni që të jenë ftohur. Nxirreni sirtarin e lëvizshëm.

Hiqeni grilën e thithjes për të arritur zonën e llampave.

Hiqeni llampën e dëmtuar dhe zëvendësojeni me një të re (shiko tabelën poshtë):

Llampa

Fuqia (W)

Priza

 

3

E14

 

 

 

 

Rryma (V)

 

Përmasa

(mm)

220-240

 

35x102 (Diametër

 

x Gjatësi)

 

 

Kodi

ILCOS D

 

(në përputhje me IEC 61231)

DRBB/C-3-220-240-E14-35/102

Montoni përsëri grilën.

Nëse ndriçimi nuk punon, kontrolloni nëse llambat janë futur siç duhet para se të thërrisni ndihmën teknike.

Page 60
Image 60
Samsung NK24M1030IS/UR manual Llampa Fuqia W Priza E14 Rryma, 220-240 35x102 Diametër, Kodi, Në përputhje me IEC