NIVELIMI I FRIGORIFERIT

Nëse pjesa e përparme e pajisjes është paksa më e lartë se pjesa e pasme, dera mund të hapet dhe të mbyllet më lehtë.

< Rasti2 >

< Rasti1 >

Rasti 1) Pajisja anohet majtas.

Rrotulloni këmbën e majtë me rregullim në drejtimin e shigjetës derisa pajisja të jetë në nivel.

Rasti 2) Pajisja anohet djathtas.

Rrotulloni këmbën e djathtë me rregullim në drejtimin e shigjetës derisa pajisja të jetë në nivel.

Bazamenti mbajtës

Futja

Bazamenti mbajtës opsional vendoset poshtë frigoriferit; kur përdorni atë, nuk mund t'i rrotulloni këmbët me rregullim. (Ky model nuk ka bazament mbajtës).

KONFIGURIMI I FRIGORIFERIT

Tani që e keni instaluar dhe e keni vendosur në vend frigoriferin, ju jeni gati ta konfiguroni atë dhe të shijoni të gjitha veçoritë dhe funksionet e pajisjes.

Pasi të keni kryer hapat e mëposhtëm, frigoriferi duhet të jetë plotësisht funksional.

Në të kundërt, kontrolloni fillimisht ushqimin elektrik dhe burimin e energjisë elektrike ose provoni zgjidhjen e problemeve në pjesën e pasme të këtij manuali përdorimi.

Nëse keni pyetje të tjera kontaktoni me qendrën e shërbimit të Samsung Electronics.

1.Vendoseni frigoriferin në një vend të përshtatshëm me hapësirë të mjaftueshme midis murit dhe frigoriferit.

Referojuni udhëzimeve të instalimit në këtë manual.

2.Pasi frigoriferi të jetë vendosur në prizë, sigurohuni që drita e brendshme ndizet kur hapni dyert.

3.Vendoseni kontrollin e temperaturës në temperaturën më të ftohtë dhe pritni për një orë.

Ngrirësi duhet të ftohet paksa dhe motori duhet të punojë qetë.

4.Pasi frigoriferi të lidhet me korrentin, mund të duhen disa orë derisa të arrihet temperatura e duhur.

Ushqimet dhe pijet mund t'i ruani në frigorifer pasi temperatura e frigoriferit të jetë mjaftueshëm e ftohtë.

Shqip - 18