të futen brenda frigoriferit.

Shishet duhet të vendosen të ngjitura pranë njëra-tjetrës që të mos bien.

Ky produkt është menduar të përdoret vetëm për ruajtjen e ushqimeve në ambient shtëpiak.

Mos i vendosni kurrë gishtat ose objekte të tjera në vrimën e shpërndarësit dhe në koshin e prodhuesit të akullit.

-- Mund të shkaktohet lëndim personi ose dëm material.

Mos futni duart, këmbët ose objekte metalike (si p.sh. shkopinj ngrënieje etj.) poshtë ose prapa frigoriferit.

-- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndim.

-- Cepat e mprehtë mund të shkaktojnë lëndim të personit.

• Mos u përpiqni ta riparoni, çmontoni ose ta modifikoni vetë pajisjen.

-- Mos përdorni siguresa të tjera (p.sh. me tel bakri ose çeliku) përveç siguresës standarde.

-- Kur nevojitet riparimi ose riinstalimi, kontaktoni me qendrën më të afërt të

shërbimit.

-- Mosveprimi në këtë mënyrë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndime.

• Nëse pajisja nxjerr ndonjë zhurmë të çuditshme, erë djegieje ose tymi, hiqni menjëherë spinën nga priza dhe kontaktoni me qendrën më të afërt të shërbimit.

-- Nëse nuk e bëni këtë, mund të shkaktohet goditje elektrike ose rrezik zjarri.

Hiqeni spinën nga priza përpara se të ndërroni llambat e brendshme të frigoriferit.

-- Përndryshe, ka rrezik goditjeje elektrike.

Nëse hasni vështirësi kur ndërroni dritën, kontaktoni agjentët e shërbimit.

Nëse produktet janë të pajisura me llambë LED, mos e çmontoni vetë kapakun e llambës dhe llambën LED.

-- Ju lutemi, kontaktoni agjentët

e shërbimit.

Futeni fort spinën e korrentit brenda prizës në mur. Mos

10_informacion