ose të ndezshme (benzol, hollues, gaz propani etj.).

-- Ky frigorifer është vetëm për ruajtje ushqimesh.

-- Kjo mund të shkaktojë zjarr ose shpërthim.

Mos ruani në frigorifer produkte farmaceutike, materiale shkencore ose produkte të tjera delikate ndaj temperaturave të ulëta.

-- Produktet që kërkojnë kontroll të rreptë të temperaturës nuk duhet të ruhen në frigorifer.

Mos i vendosni ose mos i përdorni pajisjet elektrike brenda në frigorifer/ ngrirës, përveçse kur lloji i tyre rekomandohet nga prodhuesi.

Nëse nuhatni erë kimikatesh ose tym, hiqni menjëherë spinën nga priza dhe kontaktoni me qendrën

e shërbimit të Samsung Electronics.

Nëse në frigorifer ka pluhur ose ujë, hiqni spinën nga priza dhe kontaktoni me qendrën e shërbimit të Samsung Electronics.

-- Në të kundërt, ka rrezik zjarri.

• Nëse diktohet rrjedhje gazi,

shmangni çdo flakë të hapur ose burime të mundshme ndezjeje dhe ajroseni për disa minuta dhomën në të cilën ndodhet pajisja.

Mos përdorni pajisje mekanike ose ndonjë mënyrë tjetër për të shpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre që rekomandohen nga prodhuesi.

Mos e dëmtoni qarkun e gazit ftohës.

Mos spërkatni lëndë të avullueshme, si p.sh. insekticide, mbi sipërfaqen e pajisjes.

-- Përveçse janë të dëmshme për njerëzit, ato mund të shkaktojnë gjithashtu goditje elektrike, zjarr apo probleme me produktin.

Mos përdorni tharëse flokësh për ta tharë frigoriferin nga brenda. Mos vendosni qiri të ndezur brenda në frigorifer për të larguar aromat e këqija.

-- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Mbusheni depozitën e ujit, tabakanë e akullit dhe kubat e ujit vetëm me ujë të pijshëm (ujë mineral ose të filtruar).

08_informacion