Licencat

The terms HDMI and HDMI High-Definition Multimedia Interface, and the HDMI Logo are trademarks or registered trademarks of HDMI Licensing LLC in the United States and other countries.

Paralajmërim për figurat statike

Evitoni shfaqjen e figurave statike (si p.sh. skedarë fotosh jpeg), të elementeve të figurave statike (si p.sh. logot e programeve televizive, shiritat e bursës ose të lajmeve në fund të ekranit etj.) ose programet me panorama ose në format figure 4:3. Shfaqja e vazhdueshme e figurave statike mund të shkaktojë djegie të figurës në ekranin LED, gjë e cila ndikon në cilësinë e figurës. Për të ulur rrezikun e këtij efekti, ndiqni rekomandimet më poshtë:

••

••

••

••

Evitoni shfaqjen e të njëjtit kanal televiziv për një kohë të gjatë.

Mundohuni t'i shfaqni gjithmonë figurat në ekran të plotë. Përdorni menynë e formatit të figurës së televizorit për një përshtatje sa më të mirë.

Ulni ndriçimin dhe kontrastin për të shmangur mbetjen e figurave në ekran.

Përdorini të gjitha veçoritë e televizorit për të ulur mbetjen e figurave dhe djegien e figurës në ekran. Drejtojuni manualit elektronik për më shumë hollësi.

Seritë LED 5

Rekomandim - vetëm për BE-në

Samsung Electronics deklaron se ky televizor është në përputhje me kërkesat bazë dhe dispozita të tjera përkatëse të Direktivës 1999/5/KE.

Deklarata zyrtare e konformitetit mund të gjendet në http://www.samsung.com, shkoni te Support > Search Product Support dhe futni emrin e modelit.

Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha vendet e BE-së.

Shqip - 20