Përditësimi i manualit elektronik

Hapn Smart Hub dhe zgjidhni Aplikacione, dhe më pas zgjidhni Aplik. të tjera. Manuali elektronik mund të përditësohet në të njëjtën mënyrë si me përditësimin e një aplikacioni.

Në ekranin Aplik. të tjera, zgjidhni Përdit. aplik.. Zgjidhni manualin elektronik nga lista. Manuali elektronik fillon përditësimin në versionin më të fundit. Sidoqoftë, Përdit. aplik. do të shfaqet në ekran vetëm kur kërkohet përditësimi.

Shqip

Lidhja me rrjetin

Lidhja e Smart TV me rrjetin jep akses në shërbimet në internet, si Smart Hub, si dhe në përditësimet e softuerëve.

Lidhja e rrjetit - Me valë

Lidhni televizorin me internetin me anë të një rrugëzuesi ose modemi standard. Për ta lidhur me valë, duhet fillimisht të bashkoni një “Përshtatës Samsung i LAN-it me valë” (WIS09ABGNX ose WIS12ABGNX - që shitet veçmas) tek një portë USB ose te televizori. Shihni figurën më poshtë.

Paneli anësor i TV-së

Ndarësi IP me valë

(Rrugëzues me server DHCP)

Porta LAN në mur

Përshtatësi Samsung i

LAN-it me valë

(Nuk disponohet)

Kablloja LAN (Nuk disponohet)

Masat paraprake për rrjetin me valë

•• Përshtatësi Samsung i LAN-it me valë mbështet protokollet e komunikimit IEEE 802.11a/b/g dhe n. Samsung-u rekomandon përdorimin e IEEE 802.11n. Kur luani video në një lidhje IEEE 802.11b/g, videoja mund të mos luhet rrjedhshëm.

•• Për të përdorur rrjetin me valë, televizori duhet të lidhet me një rrugëzues ose modem me valë. Nëse rrugëzuesi me valë mbështet DHCP-në, televizori mund të përdorë adresë DHCP ose statike për t'u lidhur me rrjetin me valë.

•• Zgjidhni një kanal për rrugëzuesin me valë që nuk është aktualisht në përdorim. Nëse kanali i caktuar për rrugëzuesin me valë po përdoret aktualisht nga një pajisje tjetër, kjo rezulton në interferencë dhe/ ose ndërprerje të komunikimit.

•• Shumica e rrjeteve me valë kanë sistem opsional sigurie. Duhet të krijoni një kod sigurie me anë të karaktereve dhe numrave për të aktivizuar sistemin e sigurisë të rrjetit me valë. Më pas ky kod sigurie nevojitet për t'u lidhur me rrjetin me valë.

Shqip - 11

[UF5370-ZH]BN68-04824E-03L16.indb 11

2013-11-14 ￿￿ 9:35:03

Page 211
Image 211
Samsung UE40F5370SSXZH, UE46F5370SSXZH Lidhja me rrjetin, Lidhja e rrjetit Me valë, Masat paraprake për rrjetin me valë