Instalimi i televizorit

Montimi i televizorit në mur

Nëse e montoni produktin në mur, ndiqni udhëzimet me përpikëri sipas rekomandimit nga prodhuesi. Në rast se nuk montohet siç duhet, produkti mund të rrëshqasë ose të rrëzohet duke lënduar rëndë fëmijët apo të rriturit dhe duke dëmtuar rëndë produktin.

Instalimi i bazamentit për mur

Televizorin mund ta montoni në mur me mbajtëse muri (shitet veçmas). Për modele që nuk vijnë me përshtatës mbajtëseje muri, instalojini sipas figurave më poshtë, përpara se të instaloni mbajtësen e murit.

-- Shihni manualin e instalimit që vjen me mbajtësen e murit të Samsung-ut.

Përpara se të instaloni vidat e mbajtëses së murit, vendosni mbi televizor bukëpeshkun që vjen me paketimin e televizorit për ta mbrojtur. Në vijim, vendoseni televizorin përmbys dhe vendosni vidat.

Për të montuar shufrën e zërit dhe televizorin me mbajtëse muri, montoni fillimisht shiritin e zërit në televizor, pastaj dyshen televizor-shufër në mbajtësen e murit. Për më tepër, shihni udhëzimet që vijnë me shufrën e zërit.

-- Instalimi i shufrës së zërit me mbajtësen e murit mund të mos mbështetet për rajonin ose modelin specifik.

Mbërthyesja

Televizori

Përshtatësi për

për montim

në mur

montim në mur

C

Për informacion të hollësishëm në lidhje me instalimin e bazamentit për mur, shihni udhëzimet që jepen me bazamentin. Rekomandojmë që të kontaktoni me teknikun për ndihmë gjatë instalimit të kapëseve të bazamentit për mur. Nuk këshillojmë ta bëni vetë montimin. Samsung Electronics nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëmtim të produktit ose lëndimin tuaj apo të personave të tjerë nëse zgjidhni ta montoni vetë bazamentin për mur.

Shënimet dhe specifikimet e bazamentit për mur VESA

Bazamentin për mur mund ta instaloni në një mur të fortë pingul dyshemesë. Përpara se ta montoni bazamentin për mur në sipërfaqe të ndryshme nga kartonxhesi, kontaktoni me shitësin tuaj më të afërt për informacione të mëtejshme. Nëse e instaloni televizorin në tavan ose në mur të pjerrët, mund të bjerë dhe të lëndojë rëndë njerëzit përreth.

Familja e

Madhësia e

Specifikimet e vrimave të

 

Vidë

 

vidhosjes VESA (A * B)

C (mm)

Sasia

produktit

televizorit në inçë

standarde

në milimetra

 

 

 

 

 

 

 

Televizor UHD

48 ~ 65

400 X 400

32 ~ 40

M8

4

[I harkuar]

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shqip

Shqip - 11

Page 151
Image 151
Samsung UE48JS8502TXXH manual Instalimi i televizorit, Montimi i televizorit në mur, Instalimi i bazamentit për mur