Masa paraprake të sigurisë: Sigurimi i televizorit në mur

Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëjë që televizori të rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët të mos varen apo të mos ta destabilizojnë televizorin. Ky veprim mund të shkaktojë rrëzimin e televizorit, duke shkaktuar lëndime të rënda ose vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë të përmendura në broshurën e sigurisë që vjen me televizorin. Për të rritur stabilitetin dhe sigurinë, mund të blini dhe të instaloni pajisjen kundër rënies, siç përshkruhet më poshtë.

Parandalimi i rrëzimit të televizorit

Këto janë udhëzimet e përgjithshme. Kapëset, vidat dhe kavoja nuk ofrohen nga Samsung. Duhet t'i blini veçmas. Sugjerojmë konsultimin me një shërbim ose ekspert instalimi televizorësh për instalimin e pjesëve specifike dhe të atyre kundër rënies.

Shqip

1.Vendosni vidat në kapëse dhe shtrëngojini fort në mur. Sigurohuni që vidat të jenë instaluar fort në mur.

-- Në varësi të llojit të murit, mund të keni nevojë për materiale shtesë, si p.sh. mbërthyese.

2.Hiqni vidat nga pjesa e pasme qendrore e televizorit, vendosini në kapëse dhe shtrëngojini mbi televizor.

-- Vidat mund të mos jepen me këtë produkt. Në rast të tillë duhet t'i blini veçmas sipas specifikimeve të mëposhtme.

3.Lidhini kapëset e fiksuara në televizor dhe kapëset e fiksuara në mur me një kavo rezistente, të fortë dhe më pas shtrëngojeni mirë.

-- Instalojeni televizorin pranë murit në mënyrë që të mos bjerë mbrapsht.

-- Lidheni kavon në mënyrë të atillë që kapëset e fiksuara në mur të jenë në të njëjtën lartësi ose më poshtë se kapëset e fiksuara në televizor.

-- Zgjidheni kavon përpara se ta lëvizni televizorin.

4.Sigurohuni që të gjitha lidhjet të jenë siguruar siç duhet. Kontrolloni herë pas here lidhjet për shenja problemesh ose dëmtimesh. Nëse keni ndonjë dyshim për sigurinë e lidhjeve, kontaktoni një ekspertin e instalimit.

-- Figura e shfaqur mund të ndryshojë në varësi të modelit.

Shqip - 13

Page 153
Image 153
Samsung UE55JS8502TXXH Masa paraprake të sigurisë Sigurimi i televizorit në mur, Parandalimi i rrëzimit të televizorit