Paralajmërim për figurat fikse

Shmangni shfaqjen e figurave fikse (si p.sh. skedarët e figurave jpeg), të elementeve të figurave fikse (si p.sh. stemat e kanaleve televizive, shiritat e bursës ose të lajmeve në fund të ekranit etj.) ose të programeve në pamje panoramike apo format figure 4:3 në ekran. Nëse shfaqni vazhdueshëm figura fikse, mund të ndodhë djegie e figurës në ekranin LED duke ndikuar në cilësinë e figurës. Për të ulur rrezikun e këtij efekti negativ, ndiqni rekomandimet më poshtë:

•• Shmangni shfaqjen e të njëjtit kanal televiziv për një kohë të gjatë.

•• Mundohuni t'i shfaqni gjithmonë figurat në ekran të plotë. Përdorni menynë e formatit të figurës së televizorit për një përshtatje sa më të mirë.

•• Ulni ndriçimin dhe kontrastin për të shmangur mbetjen e figurave në ekran.

•• Përdorini të gjitha veçoritë e televizorit për të ulur mbetjen e figurave dhe djegien e figurës në ekran. Për hollësi, drejtojuni manualit elektronik.

Kujdesi për televizorin

•• Nëse televizori ka pasur ngjitëse në ekran, pas heqjes së saj mund të mbeten disa papastërti. Pastroni papastërtitë përpara se të shihni televizor.

•• Pjesa e jashtme dhe ekrani i televizorit mund të gërvishten gjatë pastrimit. Për të evituar gërvishtjet, sigurohuni ta pastroni me kujdes pjesën e jashtme dhe ekranin me një copë të butë.

•• Mos spërkatni ujë ose lëngje drejtpërdrejt mbi televizor. Çdo lloj lëngu që hyn në produkt mund të shkaktojë avari, flakë ose goditje elektrike.

•• Për të pastruar ekranin, fikni televizorin, fshini me kujdes njollat dhe shenjat e gishtave në panel me një leckë me mikrofibra. Pastrojeni trupin ose panelin e televizorit me një leckë me mikrofibra të njomur me pak ujë. Pas kësaj, thani lagështirën me një leckë të thatë. Kur pastroni, mos ushtroni shumë forcë mbi sipërfaqen e panelit sepse mund ta dëmtoni atë. Mos përdorni asnjëherë lëngje të djegshme (benzen, hollues etj.) ose solucion pastrimi. Për njolla të vështira, spërkatni në një leckë me mikrofibra pak lëng pastrimi për ekran dhe më pas përdoreni atë për të fshirë njollat.

Shqip

Shqip - 17

Page 217
Image 217
Samsung UE55MU6202KXXH, UE49MU6202KXXH, UE55MU6272UXXH manual Paralajmërim për figurat fikse, Kujdesi për televizorin