Probleme me aplikacionet e videove ("Youtube" etj.)

•• Ndryshoni "DNS" në 8.8.8.8. Zgjidhni

> Cilësimet > Të përgjithshme > Rrjeti > Statusi i rrjetit > Cilësim. IP >

Cilësimi DNS > Fute manualisht > Serveri DNS > shkruani 8.8.8.8 > OK.

•• Rivendoseni duke zgjedhur

> Cilësimet > Mbështet > Vetë-diagnostikim > Rivendos Smart Hub.

Çfarë është mbështetja në distancë?

Shërbimi i mbështetjes në distancë i "Samsung" ju ofron mbështetje individuale me një teknik të "Samsung", i cili në distancë mund të:

•• Diagnostikojë televizorin

•• Rregullojë cilësimet e televizorit për ju

•• Kryejë rivendosjen e vlerave të fabrikës të televizorit

•• Instalojë përditësime të rekomanduara të firmuerit

Si funksionon mbështetja në distancë?

Mund të merrni lehtësisht një teknik të "Samsung" për shërbime të televizorit në distancë:

1.Telefononi qendrën e kontaktit të Samsung-ut dhe kërkoni mbështetje në distancë.

2.Hapni menynë në televizor dhe shkoni te seksioni Mbështet.

3.Zgjidhni Kontrolli në Distancë dhe lexoni dhe pranoni marrëveshjet e shërbimit. Kur shfaqet ekrani i PIN-it, jepini agjentit numrin PIN.

4.Agjenti më pas do të hyjë në televizorin tuaj.

Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit

Sensori i kursimit rregullon automatikisht ndriçimin e televizorit. Ky funksion mat dritën në dhomën tuaj dhe optimizon automatikisht ndriçimin e televizorit për të reduktuar konsumin e energjisë. Nëse dëshironi ta çaktivizoni, shkoni te > Cilësimet > Të përgjithshme > Zgjidhja eko > Diktimi i dritës së ambientit.

•• Nëse ekrani është shumë i errët kur shikoni televizor në mjedis të errët, kjo mund të shkaktohet nga funksioni Diktimi i dritës së ambientit.

•• Mos e bllokoni sensorin me objekte. Kjo mund të ulë ndriçimin e figurës.

Shqip

Shqip - 17

Page 237
Image 237
Samsung UE49MU7002TXXH, UE55MU7002TXXH manual Çfarë është mbështetja në distancë?, Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit