Samsung Smart Control

-- Ngjyrat dhe forma mund të ndryshojnë në varësi të modelit.

Ndez/fik televizorin.

Shtypni këtë buton për të përdorur dritaren e kërkimit.

Ndryshon volumin.

¢: Ndez/fik zërin.

AD: Shtypni dhe mbani këtë buton për të hapur panelin

Shkurtoret e asistencës. Zgjidhni opsionet për t'i aktivizuar ose çaktivizuar.

-- Blloku i prekjes: Vendosni gishtin te blloku i prekjes dhe lëvizni Samsung Smart Control. Treguesi në ekran lëviz në drejtimin dhe sasinë e lëvizjes së Samsung Smart Control. Shtypni mbi bllokun e prekjes për të hapur objektin e fokusuar.

-- < > ¡ £: Lëviz treguesin ose fokusin.

RETURN: Kthehet në menynë e mëparshme. Gjithashtu, kur shtypni këtë buton gjatë shikimit të televizorit, mund të ktheheni në kanalin e mëparshëm.

EXIT: Shtypni dhe mbani këtë buton për të dalë nga të gjitha aplikacionet e hapura aktualisht.

Përdorini këta butona me veçori specifike. Përdorini këta butona sipas udhëzimeve në ekranin e televizorit.

Aktivizoni Modaliteti Futboll për një përvojë optimale të shikimit të sporteve.

Me anë të telekomandës virtuale në ekran mund të futni me lehtësi shifrat, të kontrolloni materialet dhe të përdorni funksionet.

Ndryshon burimin.

Fillon njohjen e zërit. Pas shfaqjes së ikonës së mikrofonit në ekran, jepni një komandë me zë në mikrofon. Thoni "Help" për të mësuar rreth përdorimit bazë dhe komandave me zë.

-- Jepni një komandë me zë 10 cm deri në 15 cm larg mikrofonit dhe me volum të përshtatshëm.

Ndryshon kanalin.

GUIDE: Shfaq orarin e transmetimit të kanaleve dixhitale.

CH.LIST: Shtypni dhe mbani për të hapur CH.LIST.

Aktivizon Smart Hub. Shtypja e SMART HUB kur një aplikacion është i hapur, e mbyll atë aplikacion.

Butoni me ngjyrë: Përdorni butonat me ngjyra për të përdorur opsionet specifike shtesë për veçorinë që po përdoret.

-- MENU: Shtypeni dhe mbajeni për të shfaqur një meny në ekran.

-- REC: Shtypeni dhe mbajeni për të regjistruar transmetimin.

-- INFO: Shtypeni dhe mbajeni për të parë informacionin rreth kanalit dixhital aktual ose skedarit aktual media.

M.SCREEN: Mund ta ndani ekranin e televizorit dhe të përdorni funksione të ndryshme, si p.sh. të shihni televizor, të navigoni në internet, të shihni video e të tjera. Për më tepër informacion, drejtojuni "e-Manual".

Shqip

Shqip - 11

Page 251
Image 251
Samsung UE55HU7500LXXC, UE65HU7500LXXC, UE55HU7500LXXH Ndryshon volumin ¢ Ndez/fik zërin, ¡ £ Lëviz treguesin ose fokusin