PARALAJMËRIM: Mos e përdorni fshesën me korrent kur rrugica ose dyshemeja është e lagur.

Nevojitet mbikëqyrje e plotë kur pajisja përdoret nga fëmijët ose kur përdoret pranë tyre. Mos lejoni që fshesa me korrent të përdoret si lodër. Mos lejoni në asnjë çast që fshesa me korrent të funksionojë e pa komanduar. Përdoreni fshesën me korrent vetëm për qëllimet e përdorimit të përshkruara në këto udhëzime.

Mos e përdorni fshesën me korrent pa koshin e pluhurave.Për efikasitet më të mirë shkarkojeni koshin e pluhurave para se të mbushet.

Mos e përdorni fshesën me korrent për të mbledhur fije shkrepëse, hi të nxehtë ose bishta cigaresh. Mbajeni fshesën me korrent larg nga sobat dhe burimet e tjera të nxehtësisë. Nxehtësia mund të deformojë dhe të çngjyrosë pjesë plastike të njësisë.

Shmangni mbledhjen e sendeve të forta, të mprehta me fshesën me korrent pasi mund të dëmtojnë pjesët e fshesës.

Mos shkelni në pajisjen e bashkimit të zorrës. Mos vendosni ngarkesë mbi tub. Mos e bllokoni portën thithëse ose atë shkarkuese.

Fikeni fshesën me korrent në aparaturë përpara sesa ta hiqni ta priza elektrike. Hiqeni spinën nga priza elektrike para se të shkarkoni koshin e pluhurave. Për të shmangur dëmin, ju lutemi hiqeni spinë duke kapur vetë spinën, jo duke tërhequr kabllon.

Kjo aparaturë mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi të pakësuara fizike, të ndjesisë ose mendore ose mungesë të përvojës dhe njohurisë nëse u është dhënë mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që përfshihen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me aparaturën. Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet bërë nga fëmijë pa mbikëqyrje.

Fëmijët duhet të mbikëqyren për tu siguruar që të mos luajnë me pajisjen.

Spina duhet të hiqet nga priza përpara pastrimit ose mirëmbajtjes së aparaturës.

Përdorimi i një kabllo të zgjatjes nuk rekomandohet.

Nëse fshesa juaj me korrent nuk është duke funksionuar siç duhet, fikni korrentin dhe këshillohuni me një agjent të autorizuar të shërbimit.

Nëse kabllo e korrentit është e dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi ose agjenti i tij i shërbimit ose një person i kualifikuar ngjashëm me qëllim që të shmanget një rrezik.

Mos e lëvizni fshesën me korrent duke e kapur nga tubi. Përdorni dorezën e fshesës me korrent.

Hiqni fshesën nga priza ku nuk është në përdorim. Fikeni çelësin e korrentit përpara heqjes nga priza.

Mos e përdorni për të thithur ujin.Mos e futni në ujë për ta pastruar.

Markuçi duhet të kontrollohet rregullisht dhe nuk duhet të përdoret nëse është dëmtuar.

Ju lutem kontaktoni me prodhuesin ose qendrën e shërbimit për ndërrimin.SHQIP-03

SC07H40@@V SERIES_13ge_00724C-12_GE_170608.indb 3

 

 

2017-06-08 �� 11:07:23