Montimi i televizorit te mbajtësja
Sigurohuni t'i keni të gjithë aksesorët e treguar dhe ta montoni mbajtësen duke ndjekur udhëzimet e dhëna për montimin.
Masa paraprake të sigurisë: Sigurimi i televizorit në mur
Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëjë që televizori të rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët të mos varen apo të mos ta destabilizojnë televizorin. Ky veprim mund të shkaktojë rrëzimin e televizorit, duke shkaktuar lëndime të rënda ose vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë të përmendura në broshurën e sigurisë që vjen me televizorin. Për të rritur stabilitetin dhe sigurinë, mund të blini dhe të instaloni pajisjen kundër rënies, siç përshkruhet më poshtë.
PARALAJMËRIM: Mos e vendosni kurrë televizorin në një vend të paqëndrueshëm. Televizori mund të bjerë, duke shkaktuar lëndim të rëndë personal ose vdekje. Shumë lëndime, veçanërisht ndaj fëmijëve, mund të shmangen duke marrë masa të thjeshta paraprake si
•
•
•
•
•
•
Përdorimi i mobilieve ose mbështetëseve të rekomanduara nga prodhuesi i televizorit. Përdorimi vetëm i mobilieve që mund ta mbështesin televizorin në mënyrë të sigurt. Sigurimi që televizori nuk i tejkalon anët e mobilies mbështetëse.
Mosvendosja e televizorit mbi pjesë pajisjesh të gjata (për shembull, bufe ose rafte librash) pa e fiksuar, si mobilien ashtu dhe televizorin në një mbështetëse të përshtatshme.
Mosvendosja e televizorit mbi rroba ose materiale të tjera që mund të gjenden midis televizorit dhe mobilies mbështetëse.
Edukimi i fëmijëve për rreziqet që vijnë nga hipja mbi mobilie për të arritur televizorin ose kontrollet e tij.
Nëse po ruani dhe zhvendosni televizorin tuaj ekzistues, duhet të zbatohen të njëjtat masa si më sipër.
Parandalimi i rrëzimit të televizorit
1.Vendosni vidat në një grup kapësesh dhe më pas shtrëngojini mirë në mur. Sigurohuni që vidat të jenë montuar mirë në mur.
2. Vendosni vidat në grupin e dytë të kapëseve dhe më pas shtrëngojini në televizor.
3.Lidhini kapëset e fiksuara në televizor dhe kapëset e fiksuara në mur me një kavo rezistente e të fortë dhe më pas shtrëngojeni mirë.