Nëse në pajisje ka hyrë ndonjë substancë e huaj, si p.sh. ujë, ndërpritni furnizimin me energji dhe kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.
•Përndryshe, mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
Mos provoni ta riparoni, çmontoni apo modifikoni vetë pajisjen.
•Mos përdorni siguresa (si p.sh. tela bakri, çeliku etj.) të ndryshme nga siguresat standarde.
•Përndryshe, mund të shkaktohet goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndim.
KUJDES
Mos vendosni objekte ose pajisje poshtë njësisë së brendshme.
•Uji që pikon nga njësia e brendshme mund të shkaktojë zjarr ose dëmtim të pronës.
Kontrolloni të paktën një herë në vit që skeleti i instalimit të njësisë së jashtme të mos jetë thyer.
•Përndryshe, mund të shkaktohet lëndim, vdekje ose dëmtim i pronës.
Rryma maksimale elektrike matet sipas standardit IEC për sigurinë dhe rryma elektrike matet sipas standardit ISO për efikasitetin e energjisë.
Mos qëndroni mbi pajisje dhe mos vendosni objekte (si p.sh. rroba, qirinj të ndezur, cigare të ndezura, enë, kimikate, objekte metalike etj.) mbi të.
•Mund të shkaktohet goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndim.
Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura.
•Mund të shkaktohet goditje elektrike.
Mos spërkatni mbi sipërfaqen e pajisjes me materiale të ndezshme, si p.sh. insekticide.
Shqip 9
Informacione të sigurisë
Maldives ZE
2016/4/18 19:19:12