Informacione të sigurisë
Mos e prekni automatin me duar të lagura.
•Mund të shkaktohet goditje elektrike.
Mos e fikni kondicionerin nga automati ndërkohë që është duke punuar.
•Fikja dhe rindezja e kondicionerit nga automati mund të shkaktojë shkëndijë dhe të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.
Pas shpaketimit të kondicionerit, mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve, pasi mund të jenë të rrezikshme për ta.
•Nëse fëmija vendos një qese në kokë, mund të mbytet.
Mos e prekni fletën e ventilatorit me duar apo me gishta gjatë ngrohjes.
•Mund të shkaktohet goditje elektrike ose djegie.
Mos i futni gishtat ose objekte të tjera në vrimat e hyrjes/ daljes së kondicionerit.
•Bëni kujdes të veçantë që fëmijët të mos lëndohen duke futur gishtat brenda produktit.
Mos e godisni dhe mos e tërhiqni me forcë të tepërt kondicionerin.
•Mund të shkaktohet zjarr, lëndim ose probleme me produktin.
Mos vendosni objekte pranë njësisë së jashtme, të cilat u mundësojnë fëmijëve të hipin në pajisje.
•Mund të shkaktohet lëndim i rëndë i fëmijëve.
Mos e përdorni kondicionerin për periudha të gjata kohore në vende të paajrosura mirë ose pranë njerëzve të sëmurë.
•Duke qenë se kjo mund të jetë e rrezikshme për shkak të mungesës së oksigjenit, hapni një dritare të paktën një herë në orë.
8Shqip
Maldives ZE
2016/4/18 19:19:12