Kufijtë e temperaturës së ambientit
Ky frigorifer është projektuar që të funksionojë në temperatura ambienti të specifikuara nga kategoria e saj e temperaturës në pllakën e klasifikimeve.
Kategoria | Simboli | Diapazoni i temperaturës së ambientit (°C) |
|
|
|
Mesatare e gjerë | SN | +10 deri në +32 |
|
|
|
Mesatare | N | +16 deri në +32 |
|
|
|
Subtropikale | ST | +16 deri në +38 |
|
|
|
Tropikale | T | +16 deri në +43 |
|
|
|
Temperaturat e brendshme mund të ndikohen nga faktorë të tillë si vendndodhja e frigoriferit, temperatura e ambientit dhe shpeshtia me të cilën hapet dera. Rregullojeni temperaturën siç kërkohet për të kompensuar këto faktorë.
Hedhja e duhur e këtij produkti (Mbeturina pajisjesh elektrike dhe elektronike)
Albanian (Vlen për vendet me sisteme të ndara grumbullimi)
Kjo shenjë në produkt, në aksesorë ose në dokumentacion tregon se produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat shtëpiake në fund të jetëgjatësisë së tyre funksionale. Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të mjedisit ose të shëndetit të njerëzve nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi ndajini këta artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini me përgjegjësi për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë ose shitësin nga ku kanë blerë këtë produkt, ose zyrën e qeverisjes vendore për informacione rreth vendit dhe mënyrës me të cilën mund t’i transportojnë këta artikuj për riciklim të sigurt për ambientin.
Përdoruesit e bizneseve duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të shikojnë kushtet e përgjithshme të kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen në hedhje me mbeturina të tjera komerciale.
13. 8. 21. 11:06 |