Komandimi i televizorit me maus
(MENU/123) MENU Sistemi Menaxher pajis. Cilësimet e mausit Provo tani
"" Disa modele nuk mbështesin mause të kategorisë USB HID.
Lidhja e mausit USB
Futni kabllon e mausit në folenë USB të televizorit.
Lidhja e një mausi me Bluetooth
"" Ky funksion nuk disponohet në modele të caktuara në rajone gjeografike specifike.
1.Vendoseni mausin me Bluetooth në gjendje pritjeje.
2.Zgjidhni (MENU/123) MENU Sistemi Menaxher pajis. Cilësimet e mausit Shtim maus Bluetooth.
Provo tani
3.Zgjidhni mausin me Bluetooth nga lista e kërkimit dhe më pas zgjidhni Çifto dhe lidh. Kjo e çifton mausin me Bluetooth me televizorin.
Përdorimi i mausit
Mund të përdorni një tregues për ta komanduar televizorin në të njëjtën mënyrë siç përdoret treguesi në kompjuter.
●● Zgjedhja dhe hapja e një artikulli
Klikoni me të majtën në maus.
●● Lëvizja në menynë e televizorit ose në ekran
Lëvizni rrotullën e mausit lart ose poshtë.
●● Dalja nga funksioni ose nga menyja e televizorit
Vendoseni treguesin në një pikë bosh në ekran dhe shtypni të majtën e mausit.