LIDHJA E TUBIT TË GOMËS TË FURNIZIMIT ME UJË
Tubi i gomës i furnizimit me ujë duhet të lidhet te makina larëse në njërën anë dhe te rubineti i ujit në anën tjetër. Mos e tërhiqni tubin e furnizimit të ujit. Nëse tubi është tepër i shkurtër dhe ju nuk dëshironi që të zhvendosni rubinetin e ujit, zëvendësoni tubin me një tub më të gjatë me presion më të lartë.
Për të lidhur tubin e gomës të furnizimit me ujë:
1. Merrni përshtatësin e krahut në formë L për tubin e furnizimit me ujë të ftohtë dhe lidheni te hyrja e furnizimit me ujë të ftohtë nga mbrapa makinës larëse. Shtrëngoni me dorë.
2. Lidhni anën tjetër të tubit të furnizimit me ujë të ftohtë te rubineti i ujit të ftohtë të lavamanit dhe shtrëngojeni
me dorë. Nëse është e domosdoshme, ju mund të ripoziciononi tubin e furnizimit me ujë në fund të
makinës larëse duke e liruar pajisjen, rrotulluar tubin dhe rishtrënguar pajisjen.
POZICIONIMI I TUBIT TË SHKARKIMIT
Fundi i tubit të shkarkimit mund të pozicionohet në tre mënyra:
Mbi skajin e lavamanit
Tubi i shkarkimit duhet të vendoset në një lartësi midis 60 |
dhe 90 cm. Për ta mbajtur grykën e tubin të shkarkimit të |
përkulur, përdorni drejtuesin plastik të furnizuar të tubit. |
Siguroni drejtuesin në mur me një grep ose në rakord |
me një copë lidhëse për të parandaluar lëvizjet e tubit të |
shkarkimit. |
Në një degë tubi shkarkimi në lavaman
Dega e tubit të shkarkimit duhet të jetë mbi sifonin e lavamanit me qëllim që fundi i tubit të jetë të paktën 60 cm mbi tokë.
Në një tub shkarkimi
Samsung rekomandon që të përdorni një tub vertikal me lartësi 65 cm; ai nuk duhet të jetë më i shkurtër se 60 cm dhe jo më i gjatë se 90 cm.
01 Instalimi i makinës larëse
Instalimi i makinës larëse _7