LARJA E RROBAVE MANUALISHT
Ju mund të lani rrobat manualisht pa përdorur veçorinë Fuzzy Logic.
Për të bërë këtë:
1.Hapni ujin në lavamanin e burimit të ujit.
2.Shtypni butonin (On/Off) në makinën larëse.
3.Hapni derën.
4.Ngarkoni artikujt një nga një në makinë, pa e tejmbushur.
5.Mbyllni derën.
6.Vendosni pluhurin larës në kutinë e pluhurit larës .
7.Shtypni vazhdimisht butonin Program për të zgjedhur ciklin që ju preferoni:
Cotton (Pambuk), Coloureds (Me ngjyra), Synthetics (Sintetike), dhe Larje e shpejtë ...
8.Shtypni butonin Spin (Rrotullo) për të zgjedhur shpejtësinë e rrotullimit (Pa rrotullim, 400, 800,
..., Pa rrotullim, ...).
9.Vazhdimisht shtypni butonin Option (Opsionet) për të zgjedhur ciklin që ju preferoni (Prewash (Paralarje), Rinse+ (Shpëlarje+), Rinse hold (Bllokim shpëlarje), ...).
10.Shtypni butonin Temperatura për të zgjedhur temperaturën (ujë i ftohtë , 30 ˚C, 40 ˚C, 60 ˚C, 95 ˚C).
11.Shtypni butonin Fillo/Bëj pauzë dhe makina do të fillojë ciklin.
Kur cikli ka përfunduar:
1.Hapni derën.
Dera nuk do të hapet për 3 minuta mbasi makina ndalon ose fiket.
2.Hiqni rrobat.
Rrotullimi i ngadaltë i tamburit nuk do të thotë mosfunksionim i makinës mbas rrotullimit të fundit të kursit të Pambuk, Me ngjyra ose Larje e shpejtë. Ai është një funksion për heqjen e rrobave me lehtësi.
ZGJEDHJA E OPSIONEVE
Prewash (Paralarje)
Paralarja është e disponueshme vetëm kur lani pambuk, me ngjyra, sintetike rroba delikate.
Për të përdorur paralarjen:
1.Ngarkoni pluhurin larës të paralarjes në dhomëzën e kutisë së pluhurit larës.
2.Zgjidhni “Cotton” (Pambuk), “Coloureds” (Me ngjyra) ose “Synthetics” (Sintetike) me butonit e zgjedhjes Program.
3.Shtypni butonin Option (Opsionet) derisa dritat e treguesit “Prewash” ndriçojnë në panelin e kontrollit.
4.Shtypni Fillo/Bëj Pauzë për të filluar ciklin.
Rinse+ (Shpëlaj+)
Makina juaj larëse do të kalojë nëpër një cikli shpëlarje shtesë.
Kohëzgjatja e larjes do të zgjatet sipas rrethanave.
Rinse Hold (Bllokimi i shpëlarjes)
Rrobat ngelin të lagura në ujin përfundimtar të shpëlarjes.
Para se rrobat mund të hiqen nga makina, programi “Spin” duhet të vihet në veprim.
Larja e një ngarkese rrobash _11
02 Larja e një ngarkese rrobash