Montimi i televizorit te mbajtësja
Sigurohuni që t'i keni të gjithë aksesorët e treguar dhe që ta montoni mbajtësen duke ndjekur udhëzimet e dhëna për montimin.
Montimi i televizorit në mur me anë të bazamentit për mur (opsional)
Nëse e montoni këtë produkt në mur, duhet të montohet vetëm siç rekomandohet nga prodhuesi. Në rast se nuk montohet siç duhet, produkti mund të rrëshqasë ose të rrëzohet, duke shkaktuar dëmtime serioze te fëmijët apo të rriturit dhe dëmtime serioze në produkt.
Instalimi i bazamentit për mur
Bazamenti për mur (shitet veçmas) mundëson montimin e televizorit në mur.
Për informacion të hollësishëm në lidhje me instalimin e bazamentit për mur, drejtojuni udhëzimeve që vijnë me bazamentin. Rekomandojmë që të kontaktoni me teknikun për ndihmë gjatë instalimit të kapëseve të bazamentit për mur. Nuk këshillojmë që ta bëni vetë montimin. Samsung Electronics nuk mban përgjegjësi për dëmtime të produktit ose për lëndimin tuaj apo të personave të tjerë nëse zgjidhni ta montoni vetë bazamentin për mur.
Mbërthyesja | Televizor |
për montim |
|
në mur |
|
C
Specifikimet e bazamentit për mur (VESA)
Bazamenti për mur nuk ofrohet, por shitet veçmas. Instalojeni bazamentin për mur në një mur të fortë vertikal me dyshemenë. Për vendosjen e bazamentit për mur në materiale të tjera ndërtimi, kontaktoni shitësin më të afërt. Nëse produkti instalohet në tavan ose në mur të pjerrët, mund të rrëzohet dhe të shkaktojë lëndime të rënda.
Shqip - 4