1. Manuals
  2. Brands
  3. TV and Video
  4. Televisions
  5. Samsung
  6. TV and Video
  7. Televisions

Samsung UE32H4500AW Për të evituar rrëzimin e televizorit

UE32H4500AWXXC, UE32H4500AWXXH, UE32H4500AWXXN, UE32H4500AWXZF, UE32H4510AWXXC, UE32H4510AWXXH, UE32H4510AWXXN, UE32H4510AWXZF

1 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 176 177 178 179 180 181 182 183 184 185 186 187 188 189 190 191 192 193 194 195 196 197 198 199 200 201 202 203 204 205 206 207 289
Download on canonical page 289 pages, 0 b

Sigurimi i televizorit në mur

Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëjë që televizori të rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët të mos varen apo të mos e çekuilibrojnë televizorin. Përndryshe mund të shkaktojnë rrëzimin e televizorit, me pasojë lëndime të rënda ose dhe vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë që paraqiten në broshurën e sigurisë që vjen me televizorin. Për të rritur stabilitetin dhe sigurinë, mund të blini dhe të instaloni pajisjen kundër rënies, siç përshkruhet më poshtë.

Për të evituar rrëzimin e televizorit

1. Vendosini vidat në kllapa dhe shtrëngojini fort në mur. Sigurohuni që vidat të jenë instaluar fort në mur.

-- Mund të keni nevojë për materiale shtesë, si p.sh. pajisje mbërthyese, në varësi të llojit të murit.

-- Meqenëse kapëset, vidat dhe kabllot e nevojshme nuk përfshihen, duhet t'i blini veçmas.

2.Hiqni vidat nga pjesa e pasme në mes të televizorit, vendosini te kllapat dhe më pas shtrëngojini sërish në televizor.

-- Vidat mund të mos jepen me këtë produkt. Në rast të tillë blini vida sipas

 

specifikimeve të mëposhtme.

 

-- Specifikimet e vidave: Për 32 inç: M8

 

3. Bashkoni kllapat e fiksuara në televizor dhe kllapat e fiksuara në mur me një tel

 

të fortë dhe më pas lidheni telin mirë.

 

-- Instalojeni televizorin pranë murit në mënyrë që të mos bjerë mbrapsht.

muri

 

-- Një mënyrë e sigurt është lidhja e telit në mënyrë të atillë që kllapat e fiksuara në mur të jenë në të njëjtin nivel ose më poshtë se kllapat e fiksuara në televizor.

-- Zgjidheni telin para se të lëvizni televizorin.

4.Verifikoni që të gjitha lidhjet të jenë siguruar siç duhet. Kontrollojini lidhjet herë pas here për shenja dëmtimi. Nëse keni ndonjë dyshim në lidhje me sigurinë e lidhjeve, kontaktoni një instalues profesionist.

Rregullojini kabllot me anë të mbajtësit të kabllove

Shqip - 6

MENU

Models

Contents